Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohet autori e një plagosje me thikë, pak minuta pas ngjarjes
English

Arrestohet autori e një plagosje me thikë, pak minuta pas ngjarjes

Shkodër, 12 Prill, NOA – Sot në lagjen “Tre Herojt”, të qytetit Shkodër, pikërisht pranë vendit të quajtur Shkolla Pyjore, është plagosur me thikë, 25-vjeçari Klaudio M., lindur në Koplik, të Malësisë së Madhe dhe banues në këtë lagje.

Ngjarja konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burime të policisë së Shkodrës, sipas të cilave, aktualisht 25-vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal të Shkodrës, për të marrë ndihmën e parë mjekësore, pa rrezik për jetën.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet policore, ku nga veprimet e para hetimore, është bërë e mundur identifikimi i autorit të krimit, i cili rezulton te jetë Anton Vata, 39 vjeç, lindur në Dukagjin dhe banues në lagjen “Tre Herojt”, Shkodër.

Nga ana e policisë është organizuar puna për kapjen e autorit të ngjarjes, duke u vënë në ndjekje të tij dhe si rezultat i veprimeve të shpejta dhe të mirëorganizuara, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i personit në fjalë.

Nga veprimet e para hetimore të kryera, rezulton se ngjarja ka ndodhur, ka ndodhur për motive të dobëta.

Në lidhje me rastin e sipërpërmendur, po kryen të gjitha veprimet e duhura proceduriale e hetimore dhe materialet në ngarkim të të arrestuarit, do i kalojnë për veprime të mëtejshme prokurorisë së Shkodrës.

n.e/NOA

KOMENTE