Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Durrësi u lodh duke dërguar administratën në mitingjet e PS
English

Durrësi u lodh duke dërguar administratën në mitingjet e PS

"Ne nuk shajmë njeri, ne paraqesim alternativën tonë më të mirë, paraqesim alternativën që e bashkon Shqipërinë me Evropën. Në më shumë se një vit, kryetari i bashkisë tuaj që po ikën, u lodh duke dërguar punonjësit e administratës së Bashkisë Durrës në Tiranë, si e si të pengonte liberalizmin e vizave. Por ne i hoqëm vizat dhe garantuam lëvizjen e lirë të gjithë qytetarëve Durrsakë e shqiptarë, pa diskriminuar asnjë"

Nga Ilir Meta*

Motra dhe vëllezër durrsakë, i dashur Lefter, i nderuar kryetar i ardhshëm i Bashkisë së Durrësit, z. Ferdinand Xhaferraj. Është kënaqësi dhe për mua që të marr pjesë sot në këtë manifestim kaq entuziast për zgjedhjet e 8 majit, ku jam i bindur se Durrësi që meriton më shumë do të fillojë një ndryshim të vërtetë.

Ku jam i bindur, se fitorja në Bashkinë e Durrësit do të jetë e papërmbajtshme, sepse Durrësi ka potenciale të jashtëzakonshme për t’u zhvilluar më shpejt, sepse Durrësi ka ende probleme të rëndësishme sociale që duhen zgjidhur dhe që kërkojnë një kryetar bashkie që të vërë të parët qytetarët dhe jo sherret politike. Rezultatin më të dëshpëruar aleanca e betonit do ta përjetojë në Durrës, sepse Durrësi ka nevojë për një kryetar që të bashkëqeverisë me të gjithë qytetarët e tij dhe jo për një kryetar, që pa vetëm punët e tij gjatë këtij mandati.

Ne nuk shajmë njeri, ne paraqesim alternativën tonë më të mirë, paraqesim alternativën që e bashkon Shqipërinë me Evropën. Në më shumë se një vit, kryetari i bashkisë tuaj që po ikën, u lodh duke dërguar punonjësit e administratës së Bashkisë Durrës në Tiranë, si e si të pengonte liberalizmin e vizave. Por ne i hoqëm vizat dhe garantuam lëvizjen e lirë të gjithë qytetarëve Durrsakë e shqiptarë, pa diskriminuar asnjë.

Ndaj jam i bindur, se në 8 maj, duke votuar për aleancën për qytetarin prandaj duke votuar për Ferdinand Xhaferraj në 8 maj dhe për LSI ju votoni për një projekt i cili vë të parin qytetarin e Durrësit. Ju votoni për një projekt i cili merret seriozisht me problemet e qytetarëve, me problemin e punësimit, ndaj është për tu përshëndetur vizioni i kandidatëve të aleancës për qytetarin për tu angazhuar si kryebashkiak të rinj të Tiranës si Lulzim Basha apo të Durrësit si Ferdinand Xhaferraj, si Durim Hushi në Elbasan, Luan Topçiu në Pogradec, Viktor Tusha në Lezhë, për të angazhuar Bashkinë dhe të gjithë resurset e saj në bashkëpunim me sipërmarrjen vendase apo të huaj, në bashkëpunim me qeverinë për të luftuar papunësinë, për të hapur vende të reja pune në dobi të mirëqenies së komunitetit. Ndaj jam i bindur se më 8 maj, ky vizion i ri, kjo vëmendje ndaj këtyre problemeve të rëndësishme sociale do të votohen në mënyrën më bindëse.

*Fjalimi i kryetarit të LSI-së, Ilir Meta në Durrës, gjatë mitingut në mbështetje të kandidatit për kryetar bashkie, Ferdinand Xhaferraj

KOMENTE