Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
FMN: Ekonomia botërore po rimëkëmbet, por çmimet mbeten shqetësim
English

FMN: Ekonomia botërore po rimëkëmbet, por çmimet mbeten shqetësim

Uashington, 12 prill, NOA - Rritja botërore ekonomike parashikohet të jetë rreth 4.5 përqind këtë vit dhe vitin e ardhshëm, duke shënuar kështu një kthesë të rëndësishme pas krizës financiare që e preku botën dy vitet e fundit.

Një fakt të tillë e pohon eksperti i njohur i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Oliver Blanchard, sipas të cilit, gjithsesi një shqetësim i ri mbeten çmimet e larta të mallrave të konsumit në të gjithë botën, me një ritëm përtej parashikimeve.

“Ka mundësi që inflacioni të jetë pak më i madh për pak kohë. Por sikurse citojnë parashikimet tona, ne nuk presim që kjo të ketë një ndikimin të madh negativ në rritjen ekonomike”, citon ai lidhur me një fakt të tillë, duke shtuar se çmimet e larta të materialeve të konsumit mund të përbëjnë kërcënim për vendet në zhvillim, madje edhe kur këto çmime nuk cenojnë rritjen ekonomike.

“Kostoja në rritje mund të nxisë tensione sociale. Çmimet e larta të konsumit luajtën rol në trazirat e këtij viti në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut”, tha ai.

n.e/NOA

KOMENTE