English

Jahjaga: Marrëdhëniet me Shqipërinë, të shkëlqyera

Prishtinë, 12 prill, NOA - Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka theksuar se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, janë të shkëlqyeshme dhe se kanë një bashkëpunim shumë të mirë.

Ajo këto komente i bëri gjatë takimit me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka.

Në njoftimin nga presidenca e Kosovës, theksohet se zonja Jahjaga ka thënë se Shqipëria mund të ndihmoj shumë në “lobimin për njohje të reja për Republikën e Kosovës”.

Ambasadori Lauka e ka përgëzuar presidenten Jahjaga për zgjedhjen në këtë post dhe i ka përcjellë urimet e zyrtarëve më të lartë të Shqipërisë.

NOA

KOMENTE