Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mediu: PR do të mbështesë kandidatët e koalicionit
English

Mediu: PR do të mbështesë kandidatët e koalicionit

Peshkopi, 12 prill, NOA - Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka zhvilluar takime me elektoratin në Peshkopi, Fushë- Bulqizë dhe Sllovë. Mediu ka garantuar mbështetjen e kandidatëve për kryetarë të koalicionit “Aleanca për Qytetarin“, Ilir Krosi, Isuf Curri dhe Ramazan Kaza.

Ai parashtroi programin e Partisë Republikane për pushtetin lokal dhe koalicioni ka në vëmendje gjithë problemet e qytetarëve. “Pushteti lokal është qeverisja e qytetarëve në komunitetin e tyre, prandaj Aleanca për Qytetarin është në këtë fushatë në rrugëtimin e përbashkët, duke dëgjuar me vëmendje çdo problem të tyre, për t’i zgjidhur ato, për t`i dhënë mundësi realizimi ëndrrës së çdo shqiptari, pa lënë mbrapa kërkend, republikan, demokrat, socialist apo pa parti, se vetëm nëse ne ju japim shpresë të gjithëve, mund të mbajmë gjallë sharësen tonë dhe të realizojmë qëllimet e shqiptareve”, tha Medi.

Ai garantoi se Partia Republikane do të jepa kontribut për kandidatët e koalicionit. “Partia Republikane është parti e interesave kombëtare dhe brenda këtij koalicioni ne do të japim më të mirën tonë”, tha Mediu.

Ai ka kërkuar nga të pranishmit që të votojnë PR-në, duke qenë se kjo forcë politike beson në vlerat më të mirë për të ardhmen. “Republikanet e duan Shqipërinë, e duan të ardhmen. Ne besojmë në vlera, prandaj ju ftoj të votoni Partinë Republikanë, partia e njerëzve të mirë, partia e njerëzve që besojnë se bashku me ju, që do të punojnë së bashku me ju për të ndërtuar të sotmen dhe të ardhmen, nëpërmjet dashurisë dhe respektit”, tha Mediu.

a.k/NOA

KOMENTE