English

Meta: Fitorja në Bashkinë e Durrësit do të jetë e papërmbajtshme

Durrës, 12 prill 2011, NOA- (Update) Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta pasditen e sotme çeli fushatën elektorale në qytetin e Durrësit, duke theksuar se Durrësi meriton më shumë.

Gjatë fjalës së tij ia u shpreh se, “Fitorja në Bashkinë e Durrësit do të jetë e papërmbajtshme, sepse Durrësi ka potenciale të jashtëzakonshme për t’u zhvilluar më shpejt, sepse Durrësi ka ende probleme të rëndësishme sociale që duhen zgjidhur dhe që kërkojnë një kryetar bashkie që të vërë të parët qytetarët dhe jo sherret politike. Rezultatin më të dëshpëruar aleanca e betonit do ta përjetojë në Durrës, sepse Durrësi ka nevojë për një kryetar që të bashkëqeverisë me të gjithë qytetarët e tij dhe jo për një kryetar, që pa vetëm punët e tij gjatë këtij mandati”.

Ndër të tjera Meta tha se, në më shumë se një vit, kryetari i bashkisë në ikje, u lodh duke dërguar punonjësit e administratës së Bashkisë Durrës në Tiranë, që të pengonte liberalizmin e vizave.

Por, tha ai vizat u hoqën dhe u garantua lëvizja e lirë të gjithë qytetarëve Durrsakë e shqiptarë, pa u diskriminuar asnjë.

Kreu i LSI-së shprehu bindjen se në 8 maj, duke votuar për Ferdinand Xhaferraj dhe koalicionin “Aleancë për qytetarin”, Durrsakët votojnë për një projekt i cili vë të parin qytetarin e Durrësit.

Ai tha se bë këtë projekt prioritet do të jetë punësimi dhe kjo do të bëhet në sajë të bashkëpunimit me qeverinë për të luftuar papunësinë, për të hapur vende të reja pune në dobi të mirëqenies së komunitetit.

Gjatë hapjes së fushatës Meta ishte i shoqëruar nga deputeti Lefter Koka dhe Prefekti Genci Alizoti.

a.y/NOA

KOMENTE