English

Parashikimi i motit për nesër, 13 prill 2011

Tiranë, 12 prill 2011, NOA- Sipas MeteoAlb: Masat ajrore të paqëndrueshme të lagështa dhe të ftohta që vijnë nga veriperëndimi i Europës do të përfshijnë të gjithë Ballkanin dhe vendin tonë. Dhe për pasojë i gjithë vendi do të jetë me vranësira dhe shira, ku shira me intensitet më të lartë do të bien gjatë orëve të mesditës në veriperëndim dhe qendër të territorit.

Shqipëria

Edhe pjesa e dytë e ditës së mërkurë do të vijojë me vranësira dhe shira në vend ku problematike situata do të mbetet në Veri dhe qendër të vendit, ndërsa pjesa tjetër do të jetë me vranësira dhe shira me intensitet më të ulët. Në mbrëmje dhe gjatë natës parashikohet që të ketë dobësim të ndjeshëm të shirave në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në vlerat e mëngjesit, por mesdita do të sjellë një rënie të lehtë të temperaturave në të gjithë vendin.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 40 km/h dhe drejtim verilindor ndërsa dallgëzimi në Adriatik dhe në Jon do të jetë 3 ballë.

Europa

Europa Veriperëndimore do të dominohet nga vranësira të dendura të shoqëruar me reshje shiu dhe dëbore ku më problematike situata do të jetë në Britani pasi reshjet do të jenë me intensitet të lartë dhe do të shoqërohen nga stuhi të forta ere. Edhe vendet Balltike do të mbeten me reshje të dendura shiu e dëbore. Gjithashtu Ballkani verior do të përfshihen nga vranësira të dendura dhe reshje shiu.

Ndërsa në Europën Jugperëndimore, në Rajonin e Mesdheut dhe në Ballkanin Juglindor do të dominojë mot i kthjellët i shoqëruar nga vranësira kalimtare.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Britania e Madhe rrezikohet nga rrebesh shiu dhe shkarkesa rrufesh

- Finlanda do të alarmojë për dëborë të dendur dhe stuhi të forta ere

- Balltiku rrezikohet nga rrebesh shiu dhe era e fortë

a.y/NOA

KOMENTE