English

Shpallet lista elektronike e zgjedhësve

Tiranë, 12 prill, NOA - Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile ka publikuar dje listën elektronike përfindimtare të zgjedhjeve, në versionin on-line.

Ministria e Brendëshme njofton se “n“në zbatim të nenit 57, pika 5 të Ligjit nr.10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” ka shpallur më datë 11.04.2011 listën përfundimtare të zgjedhësve për organet e qeverisjes vendore në zgjedhjet e 8 Majit 2011”.

Sipas ministrisë, “lista përfundimtare e zgjedhësve është shpallur në formë elektronike në faqen zyrtare të internetit të Ministrisë së Brendshme (moi.gov.al), faqen zyrtare të internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (cec.org.al), dhe në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile (dpgjc.moi.gov.al).

a.k.NOA

KOMENTE