English

Ajtyresa: Luli i Saliut shpif e gënjen

Tiranë, 13 prill 2011, NOA- Anëtarja e Kryesisë së Partisë Socialiste, Megi Ajtyresa në një dalje për mediat tha se, shpifjet e kandidatit të maxhorancës nuk kanë kufij.

“Sa shumë shpif e gënjen Luli i Saliut dhe Saliu i Lulit. Edi Rama ka treguar thjesht se familjet kryeqytetase dhe biznesi i paguajnë aktualisht bashkisë dy taksa dhe jo 82 sa ç’thotë Sali Luli. Ashtu siç ka treguar se nëse bashkisë një familje i paguan 5500 lekë të vjetra në muaj qeverisë i paguan 50 herë më shumë po në muaj”, deklaroi Ajtyresa.

Sipas saj, biznesi, bashkisë i paguan mesatarisht 1 milionë lekë në vit ndërsa qeverisë katër herë më shumë.

Ajo deklaroi se Kryeministri Berisha duhet t’u heqë taksat e qeverisë mbi biznesin dhe jo të gënjejë e të shpifë përmes Lulit.

Ajtyresa tha se, këto janë taksat që qeveria e Edi Ramës do t’i heqë me të marrë votën e qytetarëve duke lënë vetëm dy taksat ekzistuese bashkiake.

a.y/NOA

KOMENTE