English

Berisha në Lushnjë: Përballë fushatës sonë, ajo e shpifjeve dhe e hakmarrjes

Lushnjë, 13 prill, NOA – Në 4 vitet e ardhshme, qeveria do të investojë në Lushnjë për çdo mangësi të mbetur në infrastrukturë, sikundër do ngrejë edhe Fakultetin Bujqësor.

Këto janë qenë dy ndër premtimet kryesore që kryeministri Berisha parashtroi para qytetarëve lushnjarë, gjatë ceremonisë së prezantimit të kandidatit për kryetar bashkie të qytetit të Lushnjës, Albert Sanxhaku.

“Gjatë viteve që shkuan, ne kemi investuar në Lushnjë 14 herë më shumë se çfarë arritën të bëjnë qeveritë socialiste”, bëri me dije Berisha.

Duke përmendur konkretisht, se në këtë qytet drejtimi demokrat ka rindërtuar dhe ndërtuar plot 27 shkolla dhe 33 ujësjellësa.

“Moslënie të asnjë shkolle pa ndërtuar dhe rregulluar, si dhe furnizim 24 orë me ujë për çdo komunë të rrethit të Lushnjës dhe fshatrat e tij”, kanë qenë premtimet e tjera të bëra nga kreu i qeverisë në mitingun elektoral të qytetit të Myzeqesë.

Por ai nuk la pa përmendur edhe aspektin bujqësor të këtij Lushnjës, duke pohuar se qeverisja demokrate do të vijojë subvencionimin për hektarë të tëra në të ardhmen.

“Ju jeni vetë qeverisja e qytetit tuaj dhe prandaj për ne, ju jeni të parët sepse ju jeni pikërisht epiqendra e kësaj fushate elektorale.

Bëj apel për shmangie të çdo tensioni elektoral dhe u bëj thirrje gjithë qytetarëve që të zhvillojnë fushatën më të ndershme.

Përballë fushatës sonë, është ajo e shpifjeve dhe hakmarrjes, e cila nuk ka asgjë të përbashkët me interesat e fëmijëve tuaj.

I them zotit Rama, se qytetarët kanë nevojë për rrugë dhe rrugica të asfaltuara, sisteme vaditjesh dhe kanalizimesh, për tregje dhe shkolla e kopshte për fëmijët e tyre.

Prandaj, ta shndërrojmë këtë fushatë në paraqitje alternativash për ta”, përfundoi fjalën e tij kreu i qeverisë në Lushnjë.

n.e/NOA

KOMENTE