Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dako shigjeton rivalin: Kandidatin e PD, as vetë PD s’e merr seriozisht
English

Dako shigjeton rivalin: Kandidatin e PD, as vetë PD s’e merr seriozisht

Durrës, 13 prill 2011, NOA – Në vijim të fushatës elektorale në Durrës, kryebashkiaku Vangjush Dako gjatë takimeve me banorë të qytetit ka prezantuar punën e tij gjatë mandatit të shkuar duke deklaruar se puna e kësaj bashkie është penguar nga qeveria. “Kam dashur ta shpërblej me punë besimin që më keni dhënë. Qeveria në vazhdimësi na ka penguar, por ne kemi vijuar të punojmë me përkushtim për përmirësimin e jetës së qytetarëve në periferi dhe qytet”, ka nënvizuar Dako.

Këtu ai përmendi pengesat në projektin për ndërtimin e rrugës paralel me rrugën e portit.

Dako nënvizoi se “projekti për për këtë rrugë ishte bërë, madje kishin filluar edhe punimet, por qeveria nxorri pengesa me justifikimin e disa shinave hekurudhore që kanë 20 vjet që nuk funksionojnë.

“Duan të pengojnë suksesin e punës në Bashki dhe të bllokojnë investimet e mëtejshme në rrugët e qytetit. Politika e qeverisë e ka futur vendin në qorrsokak dhe regres. Pas vitit 2009 kemi hasur vetëm pengesa dhe një luftë të egër dhe absurde ndaj pushtetit lokal për të mos lejuar suksesin e kryebashkiakëve të PS”, theksoi kryebashkiaku i Durrësit.

Sipas tij arritjet e Bashkisë janë mjaft të prekshme si në fushën e rritjes së të ardhurave nga taksat, pa i rritur ato, ashtu edhe në ndryshimet që ka pësuar Durrësi në infrastrukturë.

“Qytetarët i paguajnë taksa Bashkisë vetëm 1.400 lekë në vit. E kemi gjetur buxhetin me 12 miliard lekë dhe e kemi çuar në 14 miliard lekë pa rriture taksat. Kemi rritur vetëm taskën e ndriçmimit me 200 lekë. Kemi vënë qindra llamba në qytetin e Durrësit. Në fushën e gjelbërimit janë mbjellë 4 mijë pemë në të gjithë Durrësin”, bëri me dije Dako. Ai përmendi se janë rregulluar katër sheshet kryesore të qytetit.

Kryetari i Bashkisë së Durrësit komentoi edhe disa deklarata dhe premtime të kandidatit rival Ferdinand Xhaferri, duke u shprehur se “kandidati i PD-së, të cilin as vetë PD-ja nuk e merr seriozisht, po zhvillon një fushatë të mbushur me padituri nga ana e tij, me kopje të projekteve të Bashkisë, të cilat me kohë u janë bërë të njohura qytetarëve durrsakë nga ana e Bashkisë, si dhe me mashtrime të cilat bien në kundërshtim flagrant me ligjin”.

“Ai ka premtuar uljen e taskave me 50%. Por ky është një mashtrim i paskurpullt, pasi pushteti lokal, sipas ligjit, ka të drejtë t'i ulë vetëm 30% taskat ose t’i ngrejë ato në masën 10%. ”, tha kryebashkiaku Dako.

Në këtë kontekst këto qëndrime të Xhaferrit, tha Dako, përbëjnë absurdin e fushatës elektorale të këtij kandidati.

“Jam shumë i revoltuar nga mashtrimet dhe gënjeshtrat e Xhaferrit të tipit se do të bëjë rrugën e Kallmit me 30 milion euro!!! Ai flet për para imagjinare. Një kandidat duhet të bëjë premtime duke u mbështetur në të ardhurat e Bashkisë dhe jo duke spekuluar me fondet e qeverisë”, deklaroi Dako.

Ai tha se motoja jonë është “ata flasin ne punojmë”.

Në lagjen nr. 2 banorët e kanë falenderuar kryebashkiakun Dako për ndriçimin e rrugëve në këtë zonë, ndërkohë që kryebashkiaku Dako u ka premtuar atyre edhe shtrimin e një rruge në këtë zonë që përmirëson ndjeshëm infrastrukturën, por lehtëson edhe jetesën e banorëve të lagjes.

Kryebashkiaku Dako paraqiti edhe disa prej projekteve të Bashkisë që kanë të bëjnë me Durrësin e Ri (Ish- Këneta), ku investimet do të orientohen kryesisht në infrastrukturë, transport, gjelbërim etj.

Ai prezantoi edhe projektin “Vija e Kaltër”, i cili është një projekt afatgjatë për 15- 20 vitet e ardhshme.

“Do të ndërtojmë rrugën e Plazhit me gjatësi 2. 4 km me fondet e Bashkisë. Ndërsa projekti për zonën e Kallmit është një projekt për fshat turistik, një projekt që do të bëhet në partneritet me investitorët privatë, pronarët e tokave dhe qeverinë”, ka nënvizuar Dako.

Në projektet e Bashkisë, sipas tij, është edhe ndërtimi i portit turistik, duke shfrytëzuar kapacitetin gjeografik të Durrësit, ndërsa hyrja e qytetit të Durrësit do të jetë qendra nga ku do të zhvillohen të gjitha projektet për këtë qytet.

mit/NOA

KOMENTE