English

Delneri ashtu si Murinjo

Torino, 13 Prill NOA - Tani me sa po duket është fshirë nga kujtesa e Juventinëve periudha në të cilën skuadra pësoi një “dishezë” bindëse.

Pas një starti të mirë dhe një rënie ndikuese në ekip, bardhë e zinjtë kanë arritur të fitojnë tre ndeshje radhazi dhe duhet thënë se pjesë në këtë rimëkëmbje dhe merita, ka padyshim tekniku i skuadrës Delneri.

Falë pikëve të marra javëve të fundit bardhë e zinjtë tashmë janë në garë dhe për një kualifikim të mundshëm në Ligën e Kampionëve, megjithëse diçka e tillë duket akoma tepër e vështirë.

Tekniku i Juventusit, duhet thënë se është treguar tepër i zoti në këtë situatë, ku ka marrë çdo përgjegjësi për zgjedhjet që ka bërë dhe duke dhënë një rezultat tepër pozitiv. Një lëvizje taktike kjo që ngjason shumë me atë të teknikut portugez Hose Murinjo.

r.b/NOA

KOMENTE