Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Jahjaga-Hoxhaj: Politika e jashtme e Kosovës do jetë energjike
English

Jahjaga-Hoxhaj: Politika e jashtme e Kosovës do jetë energjike

Prishtinë, 13 prill 2011, NOA- Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga gjatë ditës së sotme zhvilloi një takim me ministrin e Jashtëm, Enver Hoxhaj dhe një grup të ambasadorëve të Republikës së Kosovës në vende të tjera.

Gjatë këtij takimi ministri Hoxhaj i dorëzoi Presidentes Jahjaga “Strategjinë për njohje”, një dokument i punuar javëve të fundit dhe i cili do të shërbejë si udhërrëfyes për koordinimin e aktiviteteve të institucioneve të vendit tonë drejt sigurimit të njohjeve të reja për Republikën e Kosovës.

Presidentja e Kosovës u tha të pranishmëve në takim se vendi duhet të vazhdojë më tej rrugën e integrimit drejt Europës.

“Kosova do të vazhdojë procesin e saj të njohjeve të pavarësisë me shtetet e ndryshme dhe kjo do të realizohet konform kësaj strategjie dhe do të bëhet edhe përmes ndihmës së shteteve të cilat janë mike të Republikës së Kosovës, sigurisht kuptohet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet më të mëdha të Bashkimit Evropian”, deklaroi ajo pas takimit.

Më tej Jahjaga theksoi se, si bartëse e politikës së jashtme, do të jetë e vendosur që politika e jashtme e Kosovës të jetë më e fuqishme, më dinamike dhe më energjike.

“Ky dokument, në koordinim me Ministrinë e Punëve të Jashtme, do të na ndihmojë shumë, sidomos tani në situatën sfiduese në të cilën gjendemi”, theksoi Presidentja Jahjaga.

Ndërsa ministri Hoxhaj, duke folur për dokumentin që i dorëzoi Presidentes Jahjaga theksoi se Strategjia për njohje është një dokument që përbëhet prej pjesëve, ku në të parën bëhet një analizë e përgjithshme për gjendjen e Kosovës pas vendimit të GJND-së, pjesa e dytë është një pjesë e cila mbi të gjitha analizon në raste të veçanta secilin shtet veç e veç, pse një shtet i caktuar nuk e ka njohur Kosovën, cilat janë motivet e këtij shteti që s’e ka njohur Kosovën.

Ndërsa pjesa e tretë e kësaj strategjie është një plan konkret i veprimit, i cili parasheh vizita të shumë zyrtarëve të Republikës së Kosovës, të Presidentes Jahjaga, të Kryeministrit, të kryetarit të Kuvendit, të deputetëve, të partive në opozitë, të njerëzve të shoqërisë civile dhe pjesëmarrjen e tyre në forume dhe në konferenca ndërkombëtare me qëllim që Republika e Kosovës të ketë sa më shumë njohje.

Kjo ndarje tha Hoxhaj, bëhet që politika e jashtme të jetë sa më aktive.

a.y/NOA

KOMENTE