Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Klinton: Pranvera arabe, vetëm një mirazh në shkretëtirë?!
English

Klinton: Pranvera arabe, vetëm një mirazh në shkretëtirë?!

Uashington, 13 prill, NOA – "A do të ndjekin qeveritë dhe popujt e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut rrugën më përfshirëse që do të zgjidhë problemet e vazhdueshme politike, ekonomike e sociale?

A do ta thellojnë ata përparimin e javëve të fundit dhe a do të adresojnë aspiratat e mohuara për shumë kohë për dinjitet dhe mundësi?

Apo do të ndodhë e kundërta, që kur të takohemi sërish në këtë forum pas një viti apo 10 vitesh do të shohim se gjasat për reforma janë zbehur duke e kujtuar momentin aktual si një mirazh në shkretëtirë?".

Këto janë pyetjet publike që ka ngritur sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, në takimin vjetor në Uashington mes SHBA-ve dhe Forumit Botëror Islamik, lidhur me gjithçka ndodhi këtë fillim-viti në botën arabe dhe atë që e pret tashmë.

Zyrtarja e lartë amerikane, ka pohuar se mbetet është i paqartë fakti nëse vendet e Lindjes së Mesme do të bëjnë reforma të vërteta politike e ekonomike pas asaj që ndodhi në të ashtuquajturat “revolucione” të tyre.

n.e/NOA

KOMENTE