Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Krasniqi në Bruksel: PE kërkon bashkëpunim me fqinjët dhe Serbinë
English

Krasniqi në Bruksel: PE kërkon bashkëpunim me fqinjët dhe Serbinë

Bruksel, 13 prill 2011, NOA- Kryeparlamentari i Kosovës Jakup Krasniqi, gjatë ditës së sotme në vizitën e tij në Bruksel zhvilloi disa takime me me zyrtarë të lartë të Parlamentit Evropian e të Senatit belg.

Krasniqi takoi kryetarin e Parlamentit Evropian, Jerzy Buzek dhe zëvendëskryetaren e Senatit belg, Helga Stevens, të cilët i njoftoi me gjendjen dhe të arriturat në Kosovë.

Kryetari i PE-së, Buzek, tha që Parlamenti Evropian është gati të mbështesë pavarësinë, demokracinë dhe ekonominë e lirë të Kosovës.

Ai vuri theksin në dy aspekte të veprimeve që duhet të ndërmarrë Kosova: reformat e gjithanshme dhe bashkëpunimin në rajon. Duke folur për zgjedhjet e fundit në Kosovë, ai shprehu një shqetësim për parregullsitë që janë shënuar në këto zgjedhje dhe kërkoi që zgjedhjet, në të ardhmen, të jenë të drejta dhe transparente.

Përveç kësaj, ai tha që delegacioni evropian dhe z. Kukan, janë shumë të angazhuar që ta ndihmojnë Kosovën por, siç tha ai, ju në Kosovë do të duhej të intensifikoni veprimet për realizimin e reformave në dobi të prosperitetit të Kosovës në të ardhmen.

Buzek theksoi se përveç dialogut që po zhvillohet me Serbinë, është mirë që në të ardhmen, Kosova të ndërmarrë edhe hapa të tjerë të bashkëpunimit me fqinjët dhe me Serbinë.

Kreu i Kuvendit i shprehu mirënjohje Parlamentit Evropian për ndihmën që i ka dhënë Kosovës dhe në mënyrë të veçantë, Kuvendit, si dhe e falënderoi për trajtimin korrekt që PE-ja po i bën Kosovës dhe që ka një qëndrim më të avancuar nga institucionet e tjera evropiane.

Krasniqi kërkoi që edhe ato ta trajtojnë kështu Kosovën dhe ajo të jetë e përfaqësuar në të gjitha takimet multilaterale të rajonit.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës foli edhe për raportet e institucioneve të Kosovës me përfaqësuesit e BE-së në Kosovë dhe me EULEX-in.

Ndërsa gjatë takimit me zëvendëskryetaren e Senatit belg, Helga Stevens, ajo konfirmoi edhe njëherë mbështetjen e pakursyer të Belgjikës për Kosovën, duke thënë se Belgjika do të mbështes Kosovën në drejtim të liberalizimit të vizave dhe të stabilitetit të saj.

Edhe Stevens vuri theksin te marrëdhëniet e Kosovës me fqinjët, në mënyrë të veçantë me Serbinë, në dobi të paqes, sigurisë dhe të marrëdhënieve në rajon. Sipas saj, bisedimet me Serbinë në Bruksel janë të rëndësishme, sepse ato do t’i stabilizojnë marrëdhëniet ndërmjet këtyre dy vendeve në të ardhmen.

Kryetari Krasniqi i ftoi të dy biseduesit për një vizitë në Kosovë në mënyrë që të njohin nga afër vendin dhe ecurinë e tij.

Kryeparlamentari i Kosovës do të marrë pjesë në takimin e përbashkët parlamentar të organizuar nga PE-ja dhe Kuvendi Kombëtar i Hungarisë, me temën “Ballkani Perëndimor-drejt një Evrope më të integruar”.

a.y/NOA

KOMENTE