Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lugina e Preshevës, Edita Tahirit: Bëja të ditur problemet tona Serbisë
English

Lugina e Preshevës, Edita Tahirit: Bëja të ditur problemet tona Serbisë

Preshevë, 13 prill, NOA – Kryenegociatorja e delegacionit kosovar në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka pritur një delegacion të përfaqësuesve shqiptarë nga Lugina e Preshevës.

Mësohet se anëtarët e tij i kanë parashtruar asaj disa probleme të popullatës së kësaj zone si liria e lëvizjes së lirë, problemi i tabelave të veturave, mospranimi i diplomave të Universitetit të Prishtinës si dhe dokumentet personale të lëshuara në Kosovë.

“Znj.Edita Tahiri, na shpjegoi dhe ishte shumë e qartë se këto negociata do të jenë vetëm për çështje teknike mes dy shteteve dhe jo politike”, ka pohuar kryesuesi i këtij delegacioni, Riza Halimi, lidhur me këtë takim.

Sipas tij, “me Tahirin kemi këmbyer mendime për bisedimet me Beogradin dhe mundësisht të iniciohen edhe problemet teknike të lartpërmendura për shqiptarët e Luginës së Preshevës”.

Pavarësisht se Halimi pranoi edhe faktin që “problemet e grumbulluara në Preshevë janë probleme që duhet t’i zgjidhë Beogradi me partnerin e vet, pra me autoritetin e pushtetit lokal në Luginë dhe jo Prishtina”.

n.e/NOA

KOMENTE