English

Prilli është muaji i çeljes së ofertave ngazëllyese për anëtarët e Vodafone Club

Tiranë, 13 prill 2011, NOA- Një ofertë e re vjen për të gjithë klientët e Vodafone Club. Pranvera vjen së bashku me gëzimin e ditëve plot diell, por anëtarët e Vodafone Club kanë më tepër arsye për të qenë të lumtur këtë muaj. Tashmë 4000 minuta dhe 400 MB internet vijnë së bashku në një paketë që kushton vetëm 1100 lekë (me TVSH), e vlefshme për 30 ditë nga data e aktivizimit.

Veç kësaj të gjithë anëtarët e Vodafone Club që dëshirojnë të përdorin ofertën e shumë-dëshiruar të paketës javore 300 prej lekë, tashmë mund të kenë si shtesë dhe 200 SMS brenda grupit të përfshira nën të njëjtën kosto. Pra 1000 minuta dhe 200 SMS brenda grupit dhe 50 MB internet kushtojnë vetëm 300 lekë (me TVSH).

Klientët Vodafone Club mund t’i blejnë paketat e mësipërme duke telefonuar 131 ose përmes menusë #123#.

Tashmë, me teknologjinë 3G të Vodafone që po shtrihet me shpejtësi në të gjithë vendin, anëtarët e Vodafone Club mund të ndiejnë ndryshimin që sjell shpejtësia marramendëse e internetit 3G ndërsa përdorin internetin në celular dhe në të njëjtën kohë mund të komunikojnë edhe më shumë me paketat masive të minutave, me çmime konkurruese.

Oferta e paketës mujore të komunikimit është e vlefshme deri në 30 Prill. Për të dy ofertat aplikohen kushte dhe afate. Për më shumë informacion mbi ofertat e Vodafone, përfshirë kushtet dhe afatet, vizitoni www.vodafone.al.

Vodafone, power to you!

a.y/NOA

KOMENTE