English

Rama: Shpëtim Gjika është e vetmja rrugë për Vlorën

Vlorë, 13 prill 2011, NOA- Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama gjatë pasdites së sotme u ndal në qytetin e Vlorës për të prezantuar kandidatin e koalicionit “Aleanca për të ardhmen” për këtë qytet Shpëtim Gjika.

Gjatë fjalës së tij Gjika tha se, te “Sheshi i Flamurit”, është gjetur forca për drejtimin e këtij qyteti, madje tha ai ne jemi parti e fjalës së mbajtur, prandaj qytetarët duhet të rinovojnë kontratën me të.

Ndërsa Rama që në hapje të fjalës së tij u shpreh se, “Nuk është aspak e re për ju, por është këtu vendi për ta thënë sërish se Shpëtim Gjika është e vetmja rrugë për Vlorën dhe Partia Socialiste është e vetmja rrugë për Vlorën”.

Më tej ai tha se Vlora është në rrugën e së ardhmes, pasi ky koalicion është ndryshe, ai ecën përpara edhe kur pengohet, ashtu sikurse ka bërë Berisha kudo ku qeverisin socialistët.

“Rruga e tyre është rruga e dhunës anti-kushtetuese, është rruga e injorancës së verbër që përpëlitet nga zëmërimi përpara të bukurës, është rruga e babëzisë e Saliut e Ilirit, ndërsa rruga jonë është rruga e njerzillëkut dhe e shqetësimit për të nxjerrë punë të mira. Rruga e tyre të çon në fashizëm, nuk ka të ardhme, ndërsa rruga jonë shkon shumë më larg se sa mandati ynë, dhe ne për këtë rrugë investojmë përditë”, u shpreh Rama.

Sipas tij, ata i bashkon kusaria që futi në të njëjtin krevat Saliun edhe Ilirin, ndërsa mua tha Rama ashtu sikurse Shpëtimin na bashkon krenaria. (vijon...)

a.y/NOA

KOMENTE