English

Rrahin rojën dhe i vendosin tritol lokalit në Lundër

Tiranë, 13 prill, NOA – Një sasi tritoli është vendosur orët e para të mëngjesit të sotëm në një lokal në Lundër të Tiranës.

Policia e Tiranës njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04.00’ dhe sasia e tritolit është vendosur në ambientet e një lokali, në pronësi të Krenar Tufës.

Sipas policisë nuk ka të dëmtuar nga shpërthimi eksploziv. Ngjarja dyshohet të jetë bërë nga dy persona, të cilët kanë kërcënuar dhe rrahur rojën e lokalit, Besim Husha, dhe më pas kanë përfituar për të hedhur brenda në lokal lëndë plasëse.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur, shërbimet e hetimit dhe të parandalimit të krimit të Komisariatit Nr.1 Tiranë, Specialistë të Seksionit Kundër Vjedhjeve me Dhunë & Armë, Ekpertë Kriminalist, Ekspert Xhenier.

Ekspertët kanë bërë të mundur këqyrjen e vendit të ngjarjes, administrimin e provave, me synim zbardhjen e rrethanave dhe motiveve të kësaj ngjarje.

a.k.NOA

KOMENTE