Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Catherine Zeta-Jones në spital për shqetësime bipolare
English

Catherine Zeta-Jones në spital për shqetësime bipolare

SHBA, 14 Prill NOA - Pasi përballoi përkrah bashkëshortit të saj, Michael Douglas periudhën e vështirë në luftën kundër kancerit, Catherine Zeta-Jones është shtruar në një qendër shëndetësore për të rikuperuar shëndetin mendor në një trajtim për shqetësime bipolare nga të cilat vuan aktroja në fjalë.

Lajmi është bërë i ditur nga revista People.

“Pas stresit të vitit të kaluar, Catherine – sipas një miku të saj të afërt – mori vendimin për të verifikuar gjendjen e saj shëndetësore dhe kjo në prag të punës së saj, që pas dy javësh do të nisë në xhirimet e dy filmave të rinj.

Aktorja 41 vjeçare, ka kaluar rreth 5 ditë në strukturën mjekësore, të cilës nuk i dihet emri.

“Nuk ka dyshime që për Catherine, viti i fundit ka qenë shumë stresues, - tha një miku i saj – kjo në lidhje me situatën e vështirë të sëmundjes së Michael, me të cilën u përballën. Megjithatë kjo procedurë që po kalon aktorja i detyrohet faktit që pas pak ditësh do të nisë xhirimet për filmat e rinj”.

r.b/NOA

KOMENTE