Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Humbës apo fitues, pranoni rezultatin
English

Humbës apo fitues, pranoni rezultatin

Nga Aleksandër A. Arvizu*

* Fjala e Ambasadorit të SHBA mbajtur te Këshilli Shqiptar për Marrëdhëniet me Jashtë

Këshillin Shqiptar për Marrëdhënie me Jashtë luan një rol të rëndësishëm këtu në Shqipëri, duke ofruar një mjedis neutral për politikë-bërësit, si dhe për ata që janë të interesuar për politika më të mira për të diskutuar çështje të rëndësishme. Politika e jashtme e Shqipërisë ka qenë jashtëzakonisht konstruktive dhe konsekuente gjatë viteve,

duke sjellë si rezultat rolin e Shqipërisë si një forcë e vërtetë stabilizuese në atë që është njohur historikisht si një rajon i paqëndrueshëm. Do të doja të mendoja që Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë, së bashku me organizata të tjera si Instituti Shqiptar për Studimet Ndërkombëtare, kanë luajtur një rol konstruktiv duke ndihmuar të informojnë politikën e jashtme të Shqipërisë.

Si diplomat karriere, sigurisht kam përzemërsi të madhe për temën e politikës së jashtme dhe të marrëdhënieve me jashtë. Por, sot, dëshiroj të përqendrohem më shumë në disa çështje më të brendshme që prekin të gjithë shqiptarët, por që sigurisht ndikojnë në marrëdhëniet e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara, dhe veçanërisht me Bashkimin Europian. Do ta nis me zgjedhjet e afërta vendore, por sigurisht dua që pjesën më të madhe të kohës ta harxhoj duke vështruar përtej këtyre zgjedhjeve, drejt të ardhmes euro-atlantike të Shqipërisë.

Gjatë gjashtë javëve të shkuara kam ndërmarrë një sërë udhëtimesh nëpër Shqipëri, ndër të tjera në qytetet e Elbasanit, Kukësit, Vlorës, Lushnjes, Beratit, Shkodrës dhe Fierit, etj. Doja të udhëtoja me të vërtetë sa më shumë të ishte e mundur përreth Shqipërisë, jo vetëm sepse jam relativisht i porsaardhur në vend, por për të marrë gjithashtu një ndjesi më të vërtetë për çështjet me të cilat njerëzit jashtë Tiranës po përballen, si dhe për të kuptuar më mirë se si kundrohen zgjedhjet vendore anekënd vendit.

Zgjedhjeve vendore shpesh u kushtohet më pak vëmendje se sa zgjedhjeve të përgjithshme. Ky është padyshim rasti i Shteteve të Bashkuara, ku pjesëmarrja e votuesve dhe vëmendja e shtypit për zgjedhjeve vendore priret të mbetet shumë pas se sa për zgjedhjet për Kongresin ose për ato presidenciale. Por, përsa i përket pasqyrimit të frymës së vërtetë të demokracisë, ose të asaj që e mendojmë si qeverisja nga populli, sigurisht më duket që zgjedhjet vendore, në të cilat kandidatët dhe zyrtarët e zgjedhur jetojnë përkrah zgjedhësve të tyre dhe i shohin ata çdo ditë, janë një pasqyrim më i afërt i asaj demokracie të idealizuar, sesa zgjedhjet kombëtare.

Kjo është arsyeja kryesore pse e shoh politikën vendore si një ndryshim përtëritës nga politika në nivel kombëtar. E thënë thjesht, në nivelin vendor nuk mund të fshihesh prej votuesve. Si kryetar i bashkisë ose si anëtar i këshillit bashkiak për një qytet të vogël a qytezë, ose do prodhosh rezultate ose do mënjanohesh prej votuesve. Kjo ishte shumë e dukshme kur u takova me kryetarët e bashkive dhe më zyrtarë të tjerë të zgjedhur anembanë vendit. Këta zyrtarë të zgjedhur duan të flasin për gjëra të tilla si rrugë, energjia elektrike, uji, arsimin, kujdesin shëndetësor dhe krjimi i vendeve të punës.

Nuk është për t’u habitur që këto janë të njëjtat gjëra për të cilat vetë votuesit thonë se janë më shumë të shqetësuar kur takohem me shqiptarët në mbarë vendin. Shumë shpesh, ajo që dëgjoj si nga zyrtarët vendorë ashtu edhe vetë votuesit është që atmosfera tejet-partizane në të gjithë vendin, por sidomos këtu në kryeqytet – ajo që shpesh e quajmë “ngërçi politik” – po pengon aftësitë e tyrë për të ofruar shërbime në nivel vendor. Natyrisht ka boll partishmëri dhe intrigë politike edhe në nivelin vendor, por ajo që më duket inkurajuese është që zyrtarët vendorë nuk mund të largohen kurrë tepër prej çështjeve që votuesit kanë në mendje.

kjo nuk shërben për të thënë se zgjedhjet e ardhshme vendore janë tërësisht një

çështje vendore. Shtetet e Bashkura, Bashkimi Europian, OSBE/ODIHR-i dhe të

tjerë po i vëzhgojnë nga afër këto zgjedhje. Mënyra se si do të zhvillohen këto zgjedhje do të kenë ndikime madhore mbi rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. ODIHR-i ka vlerësuar rëndësinë e këtyre zgjedhjeve duke rënë dakord që të dërgojë një mision të plotë vëzhguesish. Do të përfshihen potencialisht deri në 300 vëzhgues afatshkurtër. Kjo rrjedh thjesht nga pranimi që edhe pse këto janë zgjedhje vendore, ato kanë një rëndësi të vërtetë kombëtare – madje mund të argumentoj edhe rajonale dhe ndërkombëtare. SHBA po shpenzon mbi 350.000 dollarë në mbështetje të këtyre zgjedhjeve, përgjithësisht për të financuar dhe trajnuar vëzhguesit zgjedhorë vendorë. Kur planifikuam asistencën për zgjedhjet vendore, bëmë një zgjedhje të vetëdijshme për të mbështetur një përpjekje të madhe për vëzhgimin vendor. Kjo përpjekje përfshin mijëra shqiptarë nga shoqëria civile,

sepse ne besojmë fuqishëm që zgjedhjet në Shqipëri nuk kanë për të përmbushur kurrë standardet e OSBE-së për sa kohë shqiptarët nuk kërkojnë që kjo të ndodhë. Qeveria e SHBA ka ofruar një ekspert teknik pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Dhe kjo më sjell tek një pikë e rëndësishme. Megjithëse pse komuniteti ndërkombëtar është përqendruar tek këto zgjedhje, megjithë ndihmën që i kemi ofruar shoqërisë civile dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, megjithë vëzhguesit ndërkombëtarë që do të sjellim në Shqipëri për të vëzhguar zgjedhjet vendore, ne nuk mund të harrojmë kurrë që këto janë zgjedhje shqiptare, të drejtuara prej shqiptarëve dhe për interes të shqiptarëve. Vetëm shqiptarët mund të garantojnë suksesin e këtyrë zgjedhjeve. Ky është një koncept kyç për çdo demokraci – fati i kombit mbetet brenda duarve të popullit. E thënë drejtpërdrejt, ne amerikanët dhe të ashtë-quajturit ndërkombëtarë, nuk mund ta duam këtë më shumë se ju. Vitin e kaluar, Presidenti Obama i tha një klase studentësh që po diplomohej në studimet universitare vitin e shkuar: “Ne, populli, mbajmë në duart tona fuqinë për të zgjedhur udhëheqësit tanë dhe për të ndryshuar ligjet tona, dhe për të modeluar vetë fatin tone.” E përkthyer sipas terminologjisë së 8 majit, ajo që po u them këtu të gjithë shqiptarëve është se është e rëndësishme të marrin pjesë, të dëgjojnë kandidatët dhe të hedhin votën në bazë të kësaj!

Përsa i përket rolit të komunitetit ndërkombëtar dhe të Shteteve të Bashkuara në këto zgjedhje, dua të jem shumë i qartë. Ne nuk jemi arbitri dhe as gjyqtari këtu. Ne nuk kemi një rol zyrtar në këto zgjedhje. Ky rol është rezervuar për komisionet e ndryshme elektrorale, për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, si dhe për Kolegjin Elektoral. Ndonëse ODIHR-i dhe komuniteti ndërkombëtar kanë një interes të thellë dhe të vendosur për zgjedhjet. ODIHR dhe të tjerët do t’i vëzhgojnë dhe vlerësojnë ato. Me raste, do të ndërhyjmë në përpjekje për të ndihmuar ku të mundemi. Por, nuk jemi arbitri. Kodi elektoral qartësisht dhe qëllimisht ua ngarkon barrën për mirëdrejtimin e zgjedhjeve mbi vetë partitë politike. Është detyrë për të gjithë partitë kryesore që të bëjnë maksimumin e tyre që të marrin pjesë në mënyrë konstruktive në këtë proces zgjedhor. Në vitin 2008, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste arritën një konsensus të gjerë dhe të madh për kodin zgjedhor aktual. Tani jemi vetëm pak javë larg zgjedhjeve të 8 majit. Varet sidomos nga dy partitë kryesore që të bëjnë që kodi zgjedhor të funksionojë në mbështetje të zgjedhjeve të mira. Të dyja këto parti krijuan një sistem zgjedhor që i vendos ato në qendër të procesit. Prandaj, vetëm përmes pjesëmarrjes konstruktive në të gjitha nivelet e procesit mundet që këto zgjedhje të jenë të suksesshme. Raporti përfundimtar i ODIHR-it për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009 e ka shprehur më së miri këtë në rekomandimin e parë. Jam i sigurt që tani e mbani të gjithë mend, por meqenëse e kam në fjalim, po e lexoj. Aty thuhet, “Partitë duhet të tregojnë vullnetin

politik për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike në përputhje me privilegjet që ato gëzojnë sipas ligjit në lidhje me zhvillimin e zgjedhjeve.” “Ato duhet t’i realizojnë detyrat e tyre zgjedhore në mënyrë të përgjegjshme, për interesin e përgjithshëm të Shqipërisë.”

Ne si komunitet ndërkombëtar, dhe unë si përfaqësues personal i Presidentit Obama, së bashku me Zëvendës Sekretarin e Shtetit Stainberg dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit Kantrimen, i kemi bërë të qarta pritjet tona për këto zgjedhje. Është e qartë për të kuptuar atë që ne duam – dhe mendoj se mund të them me siguri se të gjithë shqiptarët bashkohen me ne në këtë dëshirë – për të parë zgjedhje të lira prej dhunës. Duam të shohim një proces elektoral që është transparent dhe që zhvillohet në përputhje me ligjin. Shpresojmë shumë të shohim zgjedhje që do të gjykohen nga ODIHR-i si një përmirësim i zgjedhjeve të mëparshme. Dhe kur të jetë bërë vlerësimi nga ODIHR-i, e pasi zgjedhjet të jenë certifikuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor dhe nga Kolegji Elektoral në përputhje me ligjet shqiptare, presim që të gjitha partitë ta nderojnë dhe do ta pranojnë rezultatin e zgjedhjeve, fitore ose humbje. Më 5 nëntor 2008, në mbrëmjen e zgjedhjeve presidenciale në SHBA, pasi u bë e qartë se ai nuk do t’i fitonte zgjedhjet, Senatori Xhon MekKein doli përpara mijëra mbështetësve të tij dhe pranoi humbjen. Ishte një moment jashtëzakonisht i vështirë për Senatorin MekKein dhe për mbështetësit e tij, pas një fushate plot përpjekje dhe plot debate. Megjithëkëtë, Senatori MekKein i tha turmës së mbledhur: “I nxis të gjithë amerikanët që më kanë mbështetur mua që të bashkohen me mua jo vetëm në përgëzimin e Senatorit Obama, por në ofrimin ndaj presidentit tonë të ardhshëm vullnetin e mirë dhe përpjekjet e sinqerta për të gjetur mënyrat që të mblidhemi së bashku për të gjetur kompromiset e nevojshme për të kapërcyer dallimet tona… Sonte, është e natyrshme që disa ndihen të zhgënjyer. Por nesër, duhet të lëvizim përtej kësaj dhe të punojmë së bashku që ta rivemë vendin në lëvizje.”

Por, sikurse zgjedhjet janë vetëm një pjesë e cilësdo demokraci, zgjedhjet e 8 majit janë vetëm një hap i vogël i kalimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian dhe eventualisht integrimit të plotë në komunitetin euro-atlakntik. Në pjesën tjetër të kohës sime këtë pasdite, dëshiroj të shoh përtej zgjedhjeve vendore drejt sfidave me të cilat do të përballet Shqipëria pas zgjedhjeve vendore.

Sigurisht, zgjedhjet janë jashtëzakonisht emocionuese për t’u ndjekur. Për entuziastët politikë, si unë, është e lehtë të mbërthen nga drama e fushatës, të përqendrohen në lëvizjet e vrullshme që zhvillohen gjatë ditës ose orë pas ore.

Veçanërisht në garën e ngushtë siç po shohim në Tiranë, mes kandidatëve me përvojë e të motivuar, është e thjeshtë të përqendrohesh më shumë në garën sa të harrosh qëllimin përfundimtar.

Sikurse e thashë dje në Elbasan, ne nuk duhet të harrojmë se politika dhe fushatat politike janë thjesht një mjet për të arritur qëllimin dhe ky qëllim është qeverisja e mirë që i shërben interesit më të gjerë të shoqërisë. Mosmarrëveshjet mbi politikat janë një gjë e mirë dhe e nevojshme – debati i qytetëruar është një pjesë e vlefshme e çdo demokracie dhe diçka që mund të ndihmojë në ndërtimin e politikave më të mira me mbështetje më të gjerë. Por, nëse çohet në ekstrem, kjo partishmëri mund të shpjerë në bllokim dhe në

paralizë. Partishmëria e pakontrolluar praktikisht mund ta shkatërrojë një vend me plot kuptimin e fjalës, duke e bërë thuajse të pamundur që njerëzit që kanë dallime të ligjshme, por të kapërcyeshme, të ulen se bashku dhe të arrijnë një formë kompromisi. Etiketimi i kundërshtarëve si vrasës, si hajdut dhe me raste edhe më keq, i vjedh vendit debatin inteligjent dhe serioz. Dhe pikërisht debati inteligjent dhe serioz është ai që nevojitet tani në mënyrë që të ballafaqohen me sfidat shumë të vërteta dhe shumë të mëdha përballë Shqipërisë. Dua ta citoj përsëri Presidentin tim mbi temën e retorikës së pakontrolluar, “Ajo ashpërson kulturën tonë, dhe ç’është më e keqja, mund t’iu dërgoje sinjale elementëve më ekstremë të shoqërisë sonë që ndoshta dhuna është një përgjigje e

justifikueshme.”

Mbi 200 vite më parë, presidenti ynë i katërt Xhejms Medison shkroi Kartën Federaliste Numër 10, që u bë njëri prej trakteve më ndikues në historinë amerikane. Në këtë kartë, Presidenti Medison shkroi gjerë e gjatë për efektet shkatërruese të perceptuara të partishmërisë dhe se si mund të kontrollohej kjo. Në të vërtetë, Medison dhe shumë prej bashkëkohësve të tij besonin që partitë politike dhe grupet e tjera të interesit ishin pak më shumë se një e keqe e domosdoshme, interesat e të cilëve qenë “në kundërshtim me të drejtat e qytetarëve të tjerë, ose për interesat e përhershme dhe kolektive të

komunitetit.” Edhe sot, njëra prej ankesave më të zakonshme të shprehura prej votuesve amerikanë është atmosfera e tepruar e partishmërisë që shohin në Uashington.

Sigurisht, partitë politike dhe grupet e interesit nuk janë të gjitha të këqija – në fakt në shumë mënyra partitë e zhvilluara dhe grupet e zhvilluara të interesit, përfshirë shoqërinë civile, formojnë bazën e çdo shoqërie moderne demokratike. Dijetarët politikë besojnë që zhvillimi i vërtetë demokratik është thuajse i pamundur pa parti politike deri diku të zhvilluara. Për këtë arsye,

Qeveria e Shteteve të Bashkuara, duke punuar përmes organizatave jo qeveritare si Instituti Demokratik Kombëtar, njohur si NDI dhe Instituti Ndërkombëtar Republikan, ose IRI, i përqendron përpjekjet promovuese të demokracisë në shumë vende në përpjekje parti-ndërtuese. Në vende të tilla si Shqipëria, partitë politike kanë provuar që janë tejet efektive në ofrimin e zërit të individëve të cilët janë mbledhur së bashku me një qëllim të përbashkët. Duke punuar veçmas këto zëra ndoshta nuk do të dëgjoheshin, por së bashku me mijëra ose miliona njerëz të tjerë të të njëjtës mendje, ato mund të krijojnë një forcë të pandalshme. Në historinë moderne, partitë politike kanë provuar se janë mjeti i vetëm më efektiv për mbledhjen se bashku dhe artikulimin e aspiratave politike të popullit. Por sërish, ne duhet të kujtojmë që partitë dhe partishmëria nuk bëjnë shumë nëse nuk i shpien ata herët a vonë drejt politikave që sjellin përfitime për shoqërinë si të tërë.

Dy javë më parë, në ceremoninë hapëse të fushatës elektorale për Partinë Socialiste, Kryetari i Bashkisë Rama, tha gjatë fjalimit të tij se “politika të bëhet forca e promovimit të ideve, projekteve, ku ne të jemi frymëzimi i bashkëjetesës qytetare mes shqiptarëve.” Bie plotësisht dakord me këtë. Debati politik, zgjedhjet dhe partishmëria nuk janë mjete ose qëllime në vetvete. Përkundrazi ato janë mjeti për qëllimin, një mënyrë që udhëheqësit tanë politikë të krijojnë dhe të bien dakord me idetë dhe politikat që i sjellin përfitim shoqërisë si e tërë, dhe që fuqizojnë vendet dhe shoqëritë tona. Në Shqipëri, është kjo lloj qeverisje në përfitim të njerëzve, prej qeverive të njëpasnjëshme demokratike dhe socialiste, që e ka nxjerrë Shqipërinë nga njëri prej vendeve më të varfra, më të izoluara në të gjithë botën, për t’u bërë një anëtar demokratik i NATO-s me ritmin më të lartë të zhvillimit ekonomik në kontinent kohët e fundit.

Fatkeqësisht, gjatë dy viteve të shkuar ky përparim është ngadalësuar në mënyrë dramatike. Sikurse pasqyrohet në Opinionin e Këshillit të Europës për Shqipërinë të nëntorit 2010, nuk është bërë mjaftueshëm që prej vitit 2009 për ta lëvizur Shqipërinë përpara drejt shtegut të integrimit europian. Reformat gjyqësore, elektorale dhe të tjera janë bllokuar.

Ka ardhur koha që udhëheqësit politikë të Shqipërisë të lënë mënjanë dallimet mes tyre, dhe sërish të përqendrojnë përpjekjet e tyre për të ardhmen e Shqipërisë.

Siç mund të kuptohet, fokusi ynë gjatë gjashtë javëve të ardhshme do të jetë mbi përgatitjen dhe certifikimin e zgjedhjeve vendore. Sapo t’i lemë pas zgjedhjet, u bëj thirrje të gjithë partive dhe udhëheqëve politikë, që media dhe shoqëria civile të përqendrohen rishtasi për të ardhmen europiane të Shqipërisë. I bëj thirrje gjithsecilit të angazhohet që të bëjë punën e madhe të nevojshme ndërmarrë vendimet e vështira dhe kompromisin e nevojshëm që ta çojnë vendin përpara. Dhe siç e thashë, vetëm shqiptarët dhe udhëheqësit e tyre të zgjedhur mund të vendosin mbi përparësitë e vendit për shkuarjen përpara. Por, dëshiroj të ofroj me përulje këto sugjerimë si pikënisjeje të mundshme. Të gjitha këto u theksuan në Raportin tonë për të Drejtat e Njeriut, të publikuar të premten e shkuar:

Çështja e parë ka të bëjë me imunitetin. Shqipëria ka bërë përparim mbrësëlënës gjatë dhjetë viteve të fundit në luftimin e korrupsionit. Zbatimi i suksesshëm i Programit të Pragut të Korporatës Sfida e Mijëvjeçarit (KSM) ka bërë shumë për të zvogëluar mundësitë për korrupsion, veçanërisht në nivelet e mesme të qeverisë. Por ka nevojë për më shumë përparim. Çelësi për ta lëvizur Shqipërinë në nivelin tjetër të luftës kundër korrupsionit është heqja e dispozitave të përgjithshme të imunitetit për deputetët, gjyqtarët dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë. Ndonëse imuniteti prej ndjekjes dhe hetimit mund të ketë luajtur një rol të dobishëm dhe të nevojshëm dikur në historinë e Shqipërisë, nuk e luajnë më këtë. Përkundrazi është shndërruar në një mburojë prapa të cilës shpesh fshihen zyrtarë të korruptuar. Askush nuk është i imunizuar nga ligji.

Të gjithë qëndrojnë të barabartë përpara ligjit. Nxis Parlamentin të ndryshojë Kushtetutën për të hequr mbrojtjen përmes imunitetit. Duke e bërë këtë, kjo do t’u japë shqiptarëve më shumë besim në sektorin e tyre gjyqësor dhe në zyrtarët e zgjedhur, si dhe do ta lejojë vendin të ecë përpara në luftën kundër korrupsionit.

Çështja e dytë ka të bëjë me TVSH. Televizioni shtetëror me të drejtë i përket të gjithë popullit të Shqipërisë, dhe jo vetëm njërës parti politike a tjetrës.

Media e Shqipërisë pasqyron shumë kënvështrime të ndryshme, por fakti është që shumë organe mediatike në Shqipëri – si të shkruara dhe ato elektronike – nuk janë me të vërtetë të pavarur dhe janë shumë shpesh nën ndikimin e drejtëpërdrejtë të partive politike apo të interesave të biznesit. Prandaj, nxis qeverinë dhe opozitën që të punojnë së bashku për të gjetur një mënyrë që ta bëjnë televizionin shtetëror me të vërtetë një stacion të pavarur, të lirë prej ndikimeve të jashtme politike dhe që iu shërben nevojave të të gjithë shqiptarëve. Shqipëria dëshpërimisht ka nevojë për burime të pavarura dhe të besueshme informacioni – një hapi i parë i mirë do të ishte vendosja TVSH-në nën drejtimin e një bordi të pavarur drejtorësh, me një buxhet të pavarur.

Çështja e tretë ka të bëjë me reforma për token. Gjatë këtyre katër muajve që

kur kam mbërritur në Shqipëri, njëra prej gjërave të pakta mbi të cilët duket se

të gjithë thuajse bien dakord është nevoja për reform e tokës, për tapi të qarta dhe pronësinë e tokës. Banka Botërore, USAID-i dhe organizata të tjerandërkombëtare dhe donatorë e kanë identifikuar gjithashtu këtë si njërën prej nevojave më urgjente të Shqipërisë. Nga veriu në jug, nga qytetet e mëdha e derite fshatrat e vegjël, dhe nga bizneset e mëdha deri te familjet më të vogla, mungesa e të drejtave të qarta të pronësisë dhe paaftësia për të siguruar me lehtësi tapinë mbi tokën është aktualisht pengesa e vetme më e madhe për

investime më të mëdha të huaja në Shqipëri. Së bashku me korrupsionin,

vështirësia për të blerë ose për të siguruar pronësi të qartë dhe të

pasfidueshme, në mënyrë të panevojshme tremb tej mase shumë investitorë të huaj dhe shqiptarë. E kuptoj fare mirë se kjo është një çështje e vështirë për t’u zgjidhur. Shumë prona pretendohen prej një shumëfish njerëzish, dhe gjetja e zgjidhjeve të leverdishme për të dy palët do të jetë tepër e vështirë. Por, nëse Shqipëria do që të konkurrojë sukesshëm me fqinjët e saj për investime të huaja dhe t’u japë drejtësi qindra e mijëra shqiptarëve që nuk janë në gjendje të sigurojnë të drejta të qarta mbi pronën, qeveria dhe parlamenti duhet të gjejnë një mënyrë për ta trajtuar këtë çështje.

Çështja e katërt - janë vetëm pesë ndaj thuajse mbaruam – është reforma

gjyqësore. Ndoshta duhej ta kisha mbuluar këtë subjekt të parin, për shkak se pa një gjyqësor të efektshëm e të pavarur, asnjë vend nuk mund ta luftojë

korrupsionin ose të sqarojë të drejtën e pronës. Por, për dy vite, sektori

gjyqësor shqiptar është dëmtuar prej pamundësisë së parlamentit për të miratuar reformat kritike të nevojshme, si Ligji për Konferencën Gjyqësore dhe Ligji për

Gjykatat Administrative. Një Kod i ri i Procedurës Penale është në proces

hartimi – një kod që do të fuqizojë dhe do të modernizojë në mënyrë dramatike aftësinë e sektorit gjyqësor për të zbatuar në mënyrë efektive ligjin. Ndonëse hartimi i një kodi të tillë kërkon kohë, qeveria ime është e angazhuar të punojë me autoritet shqiptare për të ndihmuar që ky kod i ri të bëhet realitet. Veç kësaj, nxis partitë politike, Parlamentin, dhe Presidentin e Republikës që të riangazhohen ndaj parimeve të një gjyqësori dhe prokurorie të pavarur, të çliruar prej ndikimeve të jashtme politike. Heqja e imunitetit të gjyqtarëve dhe të zyrtarëve të tjerë, së bashku me riangazhimin ndaj parimeve të një gjyqësori dhe prokurorie të pavarur, mund të bëjnë më shumë se ndoshta çdo hap tjetër përsa i përket luftës kundër korrupsionit dhe do ta vendosë Shqipërinë përsëri në mënyrë të qëndrueshme në rrugën drejt BE-së.

Çështja e pestë dhe e fundit që po ngre për shqyrtim është një sistem elektoral më pak partiak. Jemi kthyer prapë dhe kthehemi tek zgjedhjet dhe sistemi elektoral në Shqipëri. Kodi aktual elektoral e vendos barrën e zhvillimit të zgjedhjeve të mira mbi vetë partitë politike. E kuptoj se përse është ngritur një sistem i tillë – kush tjetër mund ta vëzhgojë më mirë dhe ta bëjë këtë më me ndershmëri se sa pala kundërshtare? Por në periudhën afatgjatë, ky lloj sistemi elektoral nuk bën asgjë më shumë sesa të krijojë një proces të tërë elektoral të ndërtuar mbi mosbesimin dhe dyshimin reciprok. Vetë sistemi i jep secilës palë stimulin për të bllokuar dhe penguar sepse secila parti ka fuqinë për të penguar të gjithë procesin elektoral. Duke u kthyer tek Xhejms Medison dhe Letrat e Federalistit, në vitin 1787 Medisoni shkroi se: “Kudo dëgjohen ankesa nga qytetarët tanë më të kujdesshëm dhe më virtuozë…se e mira publike shpërfillet në konfliktet mes partive rivale. Asnjë njeri nuk lejohet të jetë gjykatës për çështjen e tij, pasi interesi i tij do të ndikonte në gjykimin e tij, dhe, ka të ngjarë, të korruptonte integritetin e tij. Për të njëjtën, madje për asye më të madhe, një grup burrash nuk janë të përshtatshëm që të jenë njëherazi gjykatës dhe palë në të njëjtën kohë”. Por kjo është saktësisht ajo që bën kodi zgjedhor i bën partitë politike paditës, të paditur, gjykatës dhe juri - të gjithë në të njëjtin gjyq. Në vlerësimin e tij përfundimtar të zgjedhjeve të vitit 2009, ODIHR-i me të drejtë citoi mungesën e vullnetit politik nga ana e partive politike si pengesën kryesore që zgjedhjet të arrijnë plotësisht angazhimet e Shqipërisë ndaj OSBE-së. Këtu citoj nga vetë raporti: “…përmirësimet e konsiderueshme u zbehën nga politizimi i aspekteve teknike të procesit lidhur me numërimin e votave dhe hartimin e tabelave të rezultateve, gjë që përkohësisht bllokoi procesin e numërimit në disa zona, si edhe nga shkeljet e vëna re gjatë fushatës zgjedhore. Këto veprime të partive politike lëkundën besimin e publikut në procesin zgjedhor”. Prandaj i nxis partitë politike të gjejnë mënyrat për ta zhvendosur sistemin politik shqiptar larg proceseve të administruara nga partitë më të varur në nëpunës civilë neutralë apo vullnetarë, pa lidhje me asnjë prej partive.

Këto janë shumë gjëra për t’u menduar. Sigurisht nuk është e lehtë, përndryshe do ishin bërë deri tani. Por besoj se me vullnetin e duhur, të gjitha këto propozime janë të arritshme, dhe unë besoj që gëzojnë mbështetje të gjerë. Shqipëria ka bërë kaq shumë përparim gjatë 20 viteve të shkuar. Kur nisa karrierën time në Shërbimin Diplomatik në vitin 1981, të përfytyroje Shqipërinësi një vend anëtar të NATO-s, me të gjithë shqiptarët që kanë të drejtën të udhëtojnë lirisht në Europë apo duke pasur qeverinë shqiptare që fton vëzhguesit e OSBE-së të vazhgojnë zgjedhjet demokratike, ishin thjesht të paimagjinueshme. Është e lehtë t’i marrim këto gjëra për të mirëqena. Por, ka ende më shumë që Shqipëria mund të arrijë. Kjo është ajo që dëgjoj kur udhëtoj nëpër vend dhe kur dëgjoj se çfarë kanë për të thenë shqiptarët. Po, shumë shqiptarë më kanë thënë, ne kemi bërë arritje më mëdha dhe jemi shumë krenarë. Por ne duam të bëjmë këto dhe më shumë. Do ta mbyll me një citim tjetër të një presidenti

amerikan, kjo është marrë nga Abraham Linkolni. Ka qenë fjalim i Presidentit

Linkoln përpara Kongresit pak pas nisjes së Luftës Civile. I nxiti dëgjuesit e

tij të mendojnë në mënyra të reja dhe të ndryshme mbi sfidat me të cilat po

përballej vendi. Stilet e vjetra të të menduarit, paralajmëroi ai, nuk mund ta

ndihmonin dot vendin që të përballej me këtë realitet të ri. “Dogmat për të

shkuarën e qetë”, - tha ai, “janë të papërshtatshme për të tashmen e stuhishme.

Shansi është stivosur lart me vështirësi dhe ne duhet të ngrihemi – në nivelin e

këtij shansi. Meqë rasti ynë është i ri, duhet edhe të mendojmë ndryshe dhe

duhet të veprojmë ndryshe.”

Sot, Shqipëria gjithashtu përballet me një moment të ngjashëm. Ndonëse sigurisht jo aq të tmerrshëm si ai me të cilin u përballën Shtetet e Bashkuara gjatë Luftës Civile, megjithatë është një kohë kritike për Shqipërinë. Është e tillë sepse luftërat e shfrenuara politike dhe mungesa e skrupujve partiakë të së shkuarës tani shërben vetëm për ta mbajtur pas Shqipërinë dhe për të penguar vendin në arritjen e potencialit të tij të plotë. Unë kam besim të plotë në aftësinë e popullit shqiptar dhe të udhëheqëve të tyre për t’u përballur dhe për të ngadhënjyer mbi këto sfida të vështira. Por, populli shqiptar duhet të kërkojë që politikanët të tregojnë që kanë vullnetin politik dhe kurajon politike për të vepruar kështu. Njëzetë vite me parë shqiptarët përmbysën diktaturën më të egër komuniste në Europë dhe hapën portën drej të ardhmes euro-atlantike. Sfida përpara –kaq e qartë dhe e pakapshme - është të vënë mënjanë ndryshimet partiake dhe të angazhohen edhe një herë për të ardhmen e Shqipërisë, për hir të të të gjithë shqiptarëve.

KOMENTE