English

ISKSH: Informatizimi i sistemit të sigurimeve, do rrisë transparencën

Tiranë, 14 prill, NOA - Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, në bashkëpunim me fondacionin gjerman ‘Konrad Adenauer’, organizuan konferencën me temë: 'Modernizimi i sektorit të shëndetësisë: Si të përfitojmë më shumë transparencë prej teknologjive të informacionit'.

“Në mbështetje të një prej prioriteteve të qeverisë për modernizimin e sistemit shëndetësor, ISKSH po luan një rol kyç në informatizimin e sistemit, si një hallkë mjaft e rëndësishme që do të sjellë më shumë transparencë në të gjitha nivelet e shërbimeve”, u shpreh në fjalën e tij këshilltari i Drejtoreshës së Përgjithshme të ISKSH-së, Naun Sinani.

Një ndër projektet më madhore që ISKSH aktualisht po punon, është ai i ndërtimit dhe funksionimit të sistemit të integruar të informacionit të skemës sociale të sigurimeve shëndetësore.

Ndërsa ambasadorja gjermane në Tiranë u shpreh se ka një rritje të ndjeshme të kostove të mjekimit në të gjitha vendet e botës për shkak të zhvillimit të teknologjisë, por kjo s’duhet të na largojë nga vëmendja pacientin, i cili duhet të jetë në qendër të të gjitha këtyre zhvillimeve.

Ministri i Inovacionit, Genc Pollo në fjalën e tij u shpreh se avantazhet e teknologjisë së informacionit kanë të bëjnë me faktin se përmirësohet shërbimi shëndetësor përmes sigurimit të informacionit online.

n.e/NOA

KOMENTE