Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kacin propozon emrin “Maqedonia Jonë”
English

Kacin propozon emrin “Maqedonia Jonë”

Shkup, 14 prill, NOA - Deputeti i Parlamentit Evropian, Jelko Kacin, ka propozuar emrin “Maqedonia Jonë” si zgjidhje alternative për kontestin e emrit midis Shkupit dhe Athinës.

“Dua të jem provokues. Dua që të detyroj të dyja palët që të ndryshojnë qasjen e tyre rreth problemit. Nga ky vend sot propozoj që Shkupi dhe Athina të shqyrtojnë propozimin alternativ të emrit ‘Maqedonia Jonë’. Përse ky emër ?, për shkak se në rrethinë ka tre rajone që mbajnë emrin Maqedoni.

‘Maqedonia Jonë’ sipas definicionit mohon çfarëdolloj aspirate territoriale të IRJM-së së sotme ndaj atyre rajoneve. Me këtë emër të gjithë mund të jetojnë”, deklaroi eurodeputeti Kacin, i cili njëherësh është edhe nënkryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore.

Sipas tij, kontesti i emrit për gjashtë vite me radhë po e bllokon procesin e integrimit evropian të Maqedonisë dhe se sipas tij, propozimi i tillë për emrin do të shmangë këtë bllokadë disavjeçare.

NOA-INA

KOMENTE