English

Pato: Do të fitojmë kampionatin

Milano, 14 Prill NOA - “Ndeshja me Sampdorian është një sfidë tepër e vështirë dhe dua që të jetë si një ndeshje derbi, me 80 mijë persona që bëjnë tifo dhe japin mbështetje.

Për ne është shumë e rëndësishme që të ndjejmë mbështetjen e publikut, pasi diçka e tillë na jep shumë kurajë në fushën e lojës”, - këto ishin fjalët e sulmuesit brazilian Alexandre Pato.

Pato është shprehur tepër i entuziazmuar për situatën në të cilën ndodhet ekipi i Milanit, kjo duke parë se po afrohet dhe fundi i kampionatit të Seria A.

“Jam i sigurt se do të arrijmë të fitojmë kampionatin italian dhe diçka e tillë do të mundësohet dhe nga mbështetja e tifozëve tanë”, - përfundoi talenti brazilian.

r.b/NOA

KOMENTE