Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sannino: Raporti i ODIHR do të vlerësojë rolin e çdo partie në zgjedhje
English

Sannino: Raporti i ODIHR do të vlerësojë rolin e çdo partie në zgjedhje

Tiranë, 14 prill, NOA - Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit në BE, Stefano Sannino deklaroi sot se, raporti përfundimtar për zgjedhjet vendore do të pasqyrojë dhe rolin specifik që ka pasur çdo forcë politike në mbarëvajtjen e tyre. Deklarata e Drejtorit të BE u bë sot gjatë takimit me kryeministrin Sali Berisha.

“Zoti Sannino theksoi rëndësinë e madhe që zgjedhjet vendore kanë për Shqipërinë jo vetëm në planin e brendshëm por dhe në atë të integrimit. Ai theksoi rëndësinë që kanë konluzionet e raportit të ODIHR-it që do të bëhen në fund të vitit dhe se do të vlerësohet kontributi i secilit aktor në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë për takimin e zhvilluar paraditen e sotme.

Drejtori i BE ka mbështetur miratimin sa më të shpejtë të Planit të Veprimit theksoi nevojën për arritjen e një metodologjie për trajtimin e përbashkët të problematikave që shtrojnë 12 prioritetet dhe rëndësinë për të ruajtur vëmendjen dhe ritmin e punës në procesin e integrimit evropian edhe pas zgjedhjeve.

Gjatë takimit, kryeministri Sali Berisha siguroi bashkëbiseduesit se qeveria do të bëj çdo gjë që është në dorën e saj për të garantuar suksesin e procesit të integrimit. Kryeministri Berisha mbështeti plotësisht bashkëpunimin e Ministrisë së Integrimit me Komisionin për Integrimin të Kuvendit duke nënvizuar rolin e rëndësishëm që ky Komision luan në këtë proces.

Duke folur për procesin zgjedhor, kryeministri e njohu drejtorin e BE me një seri masash të marra në kuadër të përmirësimit cilësor të procesit zgjedhor të tilla si; miratimi i listave të zgjedhësve të pastruara nga duplikatat, personat më shumë se 100 vjeç dhe ata që kanë lënë shtetësinë, miratimin e ligjit për financimin e partive politike, urdhrin e fundit të kryeministrit për ndalimin e përdorimit të automjeteve shtetërore dhe aseteve publike në funksion të fushatës zgjedhore, etj.

Nga ana tjetër, Berisha dënoi incidentet e ndodhura gjatë fushatës duke theksuar se nuk ekzistojnë shkaqe për tensionimin e fushatës. Ai theksoi se do të vazhdojë ti kërkojë të gjithë aktorëve të përfshirë në procesin zgjedhor që të shmangin dhe distancohen nga çdo akt dhune dhe tensionim i fushatës zgjedhore.

“Kryeministri riafirmoi qëndrimin se Partia Demokratike dhe kandidatët e saj do të bëjnë një fushatë pozitive të bazuar në vlera dhe të fokusuar tek qytetari dhe komunitetet vendore pavarësisht se zoti Rama dhe Partia Socialiste e bazojnë fushatën e tyre në sulme ndaj mazhorancës dhe kandidatëve të saj dhe përpiqen ti paraqesin zgjedhjet jo si zgjedhje administrative por me karakter politik”, njofton zyra e shtypit e Kryeministrisë.

a.k/NOA

KOMENTE