Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi: Turqia, një partner i rëndësishëm strategjik i Shqipërisë
English

Topi: Turqia, një partner i rëndësishëm strategjik i Shqipërisë

Marmara, 14 prill, NOA - Turqia ka qenë dhe mbetet një partner i rëndësishëm strategjik i Shqipërisë, në rajon e më gjerë, prandaj forcimi, zgjerimi dhe thellimi i pandalshëm i marrëdhënieve të shkëlqyera me Turqinë mike e aleate në NATO, në kushtet e reja të angazhimeve të përbashkëta të sigurisë, paqes dhe të zhvillimit ekonomik, mbetet një nga prioritetet e rëndësishme të politikës së jashtme të shtetit shqiptar.

Me këto fjalë u shpreh presidenti i Republikës, Bamir Topi, gjatë punimeve të Forumit të 14-të Ekonomik Euroaziatik, organizuar nga Fondacioni “Marmara” në Turqi.

Duke shtuar se marrëdhëniet shumë të mira midis Shqipërisë dhe Turqisë, në bazë të të cilave qëndron miqësia dhe lidhjet tradicionale e kulturore midis dy popujve tanë, janë forcuar e zhvilluar në vijimësi, në fusha shumëplanëshe, sa politiko-diplomatike, aq edhe ekonomike e investuese.

“Shqiptarët brenda dhe jashtë Shqipërisë kanë gjetur gjithmonë te shteti, qeveria dhe populli turk një mik të madh e të sinqertë, që i është gjendur gjithmonë pranë, në situata të vështira dhe në momente historike të popullit dhe të kombit shqiptar, si në rastet e fatkeqësive natyrore, ashtu dhe të situatave politike, në veçanti të njohjes së Pavarësisë së Kosovës, si edhe në mbështetjen e proceseve integruese euroatlantike”, tha ai.

Duke përfunduar se rëndësia e bashkëpunimit ekonomik dhe rritjes së investimeve, hartimi i projekteve të reja energjetike, ndërthurja e krizave ekonomike me politikën, përballja me terrorizmin, etj, përbëjnë sot sfida të përbashkëta të vendeve tona.

n.e/NOA

KOMENTE