English

Vetëvendosje nesër mban tribunë për problemet dhe sfidat e Trepçës

E enjte, 14 prill 2011, NOA- Gjatë ditës së nesërme Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se do të mbajë tribunën e radhës, këtë herë për Trepçën.

Burime zyrtare nga Vetëvendosje bëjnë me dije se, ndër temat që do të diskutohen do të jenë si ka qenë dhe si është zhvilluar ky vend, problemet dhe sfidat aktuale, si dhe rrugët se si të vihen potencialet e Trepçës në funksion të zhvillimit ekonomik të Kosovës.

“Në tribunë, si ekspert i kësaj fushe, do të flasë Nazmi Mikullovci, inxhinier i elektroteknikës dhe i shkencave organizative. Tribuna mbahet në Amfiteatrin e American School of Kosova (ASK) në Pallatin e Rinisë – Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

a.y/NOA

KOMENTE