English

Aksident në Mat, makina bie në liqenin e Shkopetit

Mat, 15 prill, NOA – Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e stome në rrethin e Matit. Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqenin e Shkopetit. Sipas raportimeve paraprake, makina është me traga të Tiranës dhe brenda saj mendohet të kenë qenë tre persona.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Burrel, në vendin e quajtur “Sektori C”. Policia është nisur drejt vendngjarjes. Ndërkohë që nuk ka informacione të sakta në lidhje gjendjen shëndetësore të pasagjerëve që udhëtonin me mjetin me targa të Tiranës.

a.k/NOA (vijon...)

KOMENTE