Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
AMC i dhuron Bibliotekës Kombëtare një sallë për prezantimin e librave
English

AMC i dhuron Bibliotekës Kombëtare një sallë për prezantimin e librave

Tiranë, 15 prill, NOA – Sot është kryer përurimi i mjedisit të ri që AMC ka rimodeluar për Bibliotekën Kombëtare. “Atrium” do të quhet ky mjedis i ri i BKSh, që do të përdoret tanimë për promovime librash, ceremoni përkujtimesh të autorëve, ngjarje historike të kulturës, ligjërata etj. Ideja për përftimin e një hapësire për të stimuluar edukimin dhe mësimin lindi si nevojë e BKSh për një mjedis të tillë bashkëkohor të munguar. Ishte nisma e drejtorit të BKSh, z. Aurel Plasari, për t’ua kushtuar këtë sallë veprimtarive kulturore mjaft të nevojshme në kushtet e sotme të një shoqërie të hapur dhe të një komunikimi të drejtpërdrejtë me lexuesit dhe përdoruesit e Bibliotekës. Salla e re, që ndodhet po në ndërtesën e BKSh, është ridimensionuar falë mirëkuptimit dhe mbështetjes së AMC. Nga bashkëpunimi midis Bibliotekës Kombëtare dhe AMC ka qenë realizuar, vitin e kaluar, edhe restaurimi dhe modernizimi i sallës së leximit.

Në ceremoninë e përurimit morën pjesë drejtori i Bibliotekës Kombëtare z. Aurel Plasari, Menaxheri i Marrëdhënieve të Korporatës në AMC z. Nikos Parastatidis, anëtarë të këshillave shkencorë dhe administrativë të BKSh, specialistë të AMC, përfaqësues së mediave etj. Ceremoninë e nderoi me praninë e saj edhe zv.ministrja e TKRS znj. Suzana Turku.

Mbas prerjes së shiritit tradicional, në sallën që përurohej Nikos Parastatidis e siguroi drejtorin e Bibliotekës Kombëtare se kjo kompani do të vazhdojë të mbështesë edhe në të ardhmen nisma në dobi të kultivimit të leximit. Zoti Parastatidis tha mes të tjerash: “AMC ka treguar përherë kujdes ndaj ngritjes së infrastrukturës që nxit mësimin dhe edukimin me anë të teknologjisë novatore. Ne kemi krijuar një marrëdhënie të veçantë me Bibliotekën Kombëtare duke punuar bashkërisht për përmirësimin e kushteve të këtij institucioni. Sot ju prezantojmë këtë dhuratë për këdo që kërkon dije, sallën Atrium. Në këtë sallë do të prezantohen, promovohen, kujtohen e diskutohen çështje kulturore. AMC, si një kompani e përgjegjshme për hapësirën sociale të cilës i përket, përpiqet çdo ditë të ndihmojë zhvillimet në kulturë, sepse ne e shohim botën si ju, plot njohuri”.

Drejtori i Bibliotekës Kombëtare Aurel Plasari shprehu, në emër të institucionit që drejton, falënderimet për mirëkuptimin dhe mbështetjen e kompanisë AMC, si këtë vit ashtu edhe vitin e kaluar, për të ndihmuar në ridimensionimin dhe modernizimin e mjediseve të Bibliotekës Kombëtare. “Posaçërisht në kushtet e gangrenës tanimë të njohur prej së cilës vuan prej 20 vjetësh BKSh, mungesës së hapësirave, mbështetja prej një kompanie si AMC ka qenë ndihmë për të cilën duhet të jemi mirënjohës, - tha ai ndër të tjera. - Të pranishmit këtu, edhe gazetarët, e kujtojnë që deri aty më parë kjo ka qenë “zyra e drejtorit”. Kur ua kam lypur specialistëve të AMC-së ndihmën për të ndërhyrë këtu, lashë një pauzë për të parë reagimin: isha i sigurt që kishin njohur edhe drejtorë që kërkojnë “ridimensionime” ose “modernizime” për zyrat e veta. Sot jam i lumtur që edhe nga “hisja e drejtorit” kam flijuar diçka për lexuesit tanë, miqtë autorë dhe lektorë etj., dhe sidomos që AMC-ja na e ka shpërblyer fantazinë duke e kthyer në një realitet kaq të bukur sa dhe funksional”.

Me nga një gotë shampanjë mes të pranishmeve u shkëmbyen falënderime, urime, si dhe sigurime për bashkëpunime të ardhshme në shërbim të përdoruesve të BKSh.

NOA

KOMENTE