Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Balli Kombëtar Demokrat: Programi ynë, alternativë konkrete e prekshme
English

Balli Kombëtar Demokrat: Programi ynë, alternativë konkrete e prekshme

Elbasan, 15 Prill, NOA – Partia Balli Kombëtar Demokrat zhvilloi dje ne qytetin e Elbasanit, një takim me zgjedhës ne funksion të zgjedhjeve vendore të 8 Majit.

Në këtë takim, kryetari i BKD-së, Artur Roshi, së bashku me kandidatin për kryetar bashkie të këtij qyteti, Durim Hushi, vijoi prezantimin e programit dhe objektivave për koalicionin "Aleanca për Qytetarin".

“Programi ynë është një alternativë konkrete e prekshme që fillon dhe mbaron me mbrojtjen e interesave të qytetarit. Ulja e taksave që përkrahim ne, do të sjellë më shumë liri për të vepruar, më shumë mundësi për të shtuar biznesin, më shumë vende pune dhe vetëpunësim”, tha Roshi.

Duke shtuar se ai Balli Kombëtar Demokrat do të përkrahë politika sociale por jo asistenciale, që do të thotë zhvillim të politikave të punësimit dhe kualifikimit, larg pasivitetit me dinjitet të nëpërkëmbur që sjellin politikat asistenciale dhe larg kriminalitetit.

n.e/NOA

KOMENTE