Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
E plotë- Meta në Korçë: Detyra e kryebashkiakut nuk është vetëm të japë leje ndërtimi
English

E plotë- Meta në Korçë: Detyra e kryebashkiakut nuk është vetëm të japë leje ndërtimi

Korçë, 15 prill 2011, NOA- (Update) Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, e ka cilësuar kandidatin e koalicionit “Aleanca për qytetarin” në Korçë, Andrea Mano, si njeriun vizionar që do e çojë qytetin përpara.

Meta shprehu bindjen se koalicioni i maxhorancës do të fitojë bindshëm në këtë qytet, duke thënë se qytetarët do të votojnë për forcat politike që integrojnë vendin.

Ai përsëriti edhe njëherë prioritetin e LSI-së, duke thënë se ai është punësimi dhe kërkoi nga qytetarët votat për këshilltarët bashkiakë që kjo parti garon në Korçë, pasi sipas tij alternativat e kandidatëve janë konkrete.

Më tej kreu i LSI-së u shpreh se bashkë me qytetarët do arrihet që ndërtesa e bashkisë të jetë e popullit, madje shtoi ai detyra e kryebashkiakut duk do të jetë vetëm të firmosë leje ndërtimi por të qeverisë drejt dhe në mënyrë të paanshme qytetin.

Sipas tij, nuk është detyra e kryebashkiakëve që të jenë në llogoren e parë të luftës politike, por është detyra e tyre që të jenë qytetarët e parë të qyteteve të tyre.

Fjala e Kryetarit të LSI-së , Ilir Meta në Korçë:

Të dashur motra dhe vëllezër korçare, është kënaqësi që të jem edhe unë pjesë e entuziazmit tuaj për zgjedhjet e 8 Majit. Le ta kthejmë 8 majin në një festë për demokracinë në Korçë, në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë. Le ta kthejmë 8 majin në një ditë ku qytetarët votojnë për të ardhmen e tyre, ku qytetarët votojnë për zgjidhjen e problemeve të tyre. Dhe jam shumë i bindur që “Aleanca për Qytetarin” do të korrë një fitore të sigurt në qytetin e qytetarisë në qytetin e Korçës tuaj të dashur për ju dhe për të gjithë shqiptarët.

Ndaj jam i bindur se me 8 Maj Korça do të votojë për këtë forcë politike e cila ka kontribuar dhe kontribuon gjithnjë për integrimin e Shqipërisë dhe jo për izolimin e saj. Jam i bindur se Korça më 8 maj do të votojë për përfaqësuesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Këshillin Bashkiak. Në listën e Këshillit Bashkiak në qytetin e Korçës, Lëvizja Socialiste për Integrim ka paguar një gjobë sepse ndryshe nga rastet kur partitë paguajnë gjobat sepse do të jetë një në tre të parët, një burrë në listën tonë për Këshillin Bashkiak të Korçës ne kemi tre shoqe të mrekullueshme tre të parat. Pikërisht sepse ne duam të japim mesazhin e një force politike të civilizuar, të emancipuar dhe progresiste, të një force politike e cila e ka pozitën e gruas në familje dhe në shoqëri shumë të rëndësishme, të një force politike e cila beson në kontribute e përbashkëta kundër diskriminimit. Jam i sigurt se më 8 Maj Korça do të votojë për një projekt të përbashkët të “Aleancës për Qytetarin” këtu në Korçë.

Ky projekt i “Aleancës për Qytetarin” përfaqësohet me një emër shumë të nderuar dhe një intelektual të spikatur të qytetit të Korçës, Andrea Mano i cili është njëkohësisht është kandidati i Lëvizjes socialiste për integrim dhe ne i i shprehim sot mbështetjen tonë më të plotë pasi projekti i Andrea Manos për Korçën ka në radhë të parë mbrojtjen dhe ruajtjen e Korçës së vërtetë, të traditave të saj duke zhvilluar njëkohësisht qytetin por kurrsesi pa cenuar Korçën dhe vlerat historike, museale, kulturore sikurse ka ndodhur me projektin e betonizimit i cili do të dështojë edhe në Korçë më 8 Maj.

Unë jam i bindur se anëtarët dhe simpatizantët e Lëvizjes Socialiste për Integrim duke votuar për Andrea Manon si kryebashkiak i qytetit të Korçës më 8 Maj, kanë votuar për një projekt të përbashkët, bashkëqeverisje për Bashkinë e Korçës, kanë votuar që më 9 Maj qytetarët korçarë të mos ndihen të ndarë në llogore politike. Këto zgjedhje janë për qytetarin, këto zgjedhje nuk janë për politikën. Por sikurse e dimë ka një forcë politike që kërkon ti paraqesë këto zgjedhje më 8 maj si politike. Ka një forcë politike, që u bën thirrje qytetarëve të Korçës që të votojnë këtu për përfaqësuesin e saj politik që i kërkon votat e Korçës jo për të zgjidhur problemet e qytetarëve korçarë por për të përdorur Bashkinë e Korçës për luftë politike sikurse këtë kërkojnë ta bëjnë dhe në bashki të tjera të vendit.

Nuk është detyra e kryebashkiakëve që të jenë në llogoren e parë të luftës politike por është detyra e tyre që të jenë qytetarët e parë të qyteteve të tyre. Të jenë në krye të shërbimeve për qytetarët dhe komunitetin e tyre pa dallime partiake dhe unë besoj se Andrea Mano i ka të gjitha këto cilësi për të cilën e meriton votën e Korçës dhe do ta marri më 8 maj. Koalicioni i pas 28 qershorit në vitin e parë të tij, arriti objektivin më madhor afatshkurtër që ishte liberalizmi i vizave për të gjithë qytetarët shqiptarë, që ka qenë një objektiv tepër i vështirë për shkak të kushteve të shumta e të panumërta që duhet të përmbusheshin.

Jam i sigurt se, duke ndjekur edhe alternativat e kandidatit për “Aleancës për Qytetarin”, edhe projektin e Andrea Manos si kryebashkiak i ardhshëm i Korçës duke pasur në konsideratë edhe prioritetin tonë kryesorë të LSI-së në vitet e ardhshme. Punësimi është dhe do të jetë objektivi ynë madhorë i përditshëm dhe jam i bindur se projektet të Andrea Manos dhe kryebashkiakëve të tjerë të “Aleancës për Qytetarin” të angazhuar për të luftuar papunësinë në qytetet e tyre sjellin një model të ri të qeverisjes vendore dhe të përgjegjësisë sociale të atyre që votojnë janë qytetarët.

Sepse deri tani koncepti për kryebashkiakët ka qenë vetëm për të firmosur leje ndërtimi apo për të dhënë tendera të ndryshëm. Është hera e parë në një fushatë elektorale që kandidatët e “Aleancës për Qytetarin” si Lulzim Basha në Tiranë, Durim Hushi në Elbasan, Luan Topçiu në Pogradec, Andrea Mano në Korçë dalin me projekte të qarta për punësimin, për të pushuar papunësinë në qytetet e tyre dhe kjo mund të arrihet në partneritet me sipërmarrjen private, mund të arrihet në partneritet me qeverinë, mund të arrihet me projekte konkrete të cilat kanë në themel të tyre pasionin dhe dashurinë për qytetin dhe qytetarët në radhë të parë.

Ndaj duke ju falënderuar për këtë përkrahje, ju ftoj të gjithëve më 8 maj, të votojmë për kandidatët e “Aleancës për Qytetarin”, të votojmë për Andrea Manon në qytetin e Korçës si kryebashkiak i ri, të votojmë për një kandidat të “Aleancës për Qytetarin” në të gjitha njësitë vendore të Korçës në veçanti do theksoja Libovik, ku kandidati z, Bujar Kervaçi por edhe gjithë njësitë e tjera, do tu kërkoja njëkohësisht që të votoni kandidatet dhe kandidatët tanë për këshilltarë në Bashkinë e Korçës sepse jam i bindur se do të na përfaqësojnë me dinjitet dhe do të jenë një përkrahje e fuqishme për projektin për ta ndryshuar Korçën duke ruajtur dhe duke mbrojtur Korçën e vërtetë.

Dhe tani kam kënaqësinë që të ftoj kryebashkiakun i ardhshëm i Korçës Andrea Mano , një miku im i shkëlqyer por dhe një intelektual me vizionin e duhur për ta çuar Korçën përpara dhe për ti parë njësoj të gjithë qytetarët e Korçës më datën 9-maj. Fitore!

a.y/NOA

KOMENTE