English

Kosovë-Serbia, sot raundi i tretë i bisedimeve

Bruksel, 15 prill, NOA - Sot në Bruksel do të zhvillohet raundi i tretë i dialogut teknik midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Tema që do të diskutohen në këtë raund janë: Energjia elektrike, Telekomunikacioni dhe Liria e lëvizjes.

Delegacionit të Republikës së Kosovës i prin Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ndërsa në ekipin e saj janë: Lirim Greiçevci-këshilltari politik i Kryeministrit Thaçi, Dren Zeka - këshilltari kryesor politik i Zëvendëskryeministres Tahiri, Gazmir Raci - këshilltar politik i Zëvendëskryeministres Tahiri dhe Arjeta Rexhaj - këshilltare politike e Zëvendëskryeministres Tahiri.

Gjithashtu në delegacionin e Kosovës marrin pjesë edhe ekspertët e fushave përkatëse, Ali Hamiti – kryesues i ZRrE-së, Fadil Ismajli-kryeshef i KOSTT-it, Arben Gjukaj-drejtor i KEK-ut, Naim Bejtullahu-anëtar i bordit të KOSTT-it, Llyr Rowlands-këshilltar në KEK, Ekrem Hoxha-kryesues i ART-së, Lulzim Kurtaj-anëtar i bordit të ART-së, Elvis Pista-PTK, Bardhyl Jashari-këshilltar i Ministrit Bajram Rexhepi, Blerim Camaj, Sabahate Muharremi dhe Shkumbim Kastrati nga MPB.

NOA

KOMENTE