English

Manifesti i homoseksualëve: Bashkitë, buxhet të veçantë për komunitetin LGBT

Tiranë, 15 prill, NOA – Ambasada Pink, ose e njohur ndryshe si organizata që përfaqëson komunitetin e homoseksualëve, lesbikeve transeksualëve dhe biseksualëve, ka prezantuar sot për herë të parë në vend manifestin e të drejtave të kësaj kategorie. Kërkesat e komunitetit LGBT në këtë manifest konsistojnë në rritjen e punësimit, në garantimin e shërbimeve sociale, në sigurimin e strehimit, marrjen e masave për eliminimin e diskriminimit dhe paragjykimit etj.

Një nga kërkesat e komunitetin është dhe caktimi i një buxheti të veçançanë.

Sipas njoftimit për shtyp për kësaj organizate, manifesti i të drejtave të Komunitetit LGBT, i drejtohet së pari të gjitha Partive Politike në Shqipëri për të përfshirë çështjen e respektimit të të drejtave të komunitetit në programet e çdo partie politike; për të adresuar shqetësimet dhe pritshmërinë që ky komunitet ka dhe që partitë politike apo edhe të zgjedhurit e ardhshëm vendorë duhet t’i kenë parasysh dhe të marrin masa për t’i plotësuar.

“Ndonëse nuk ka shifra të sakta që tregojnë sesa për qind e popullsisë i përkasin komunitetit LGBT, një serë studimesh në SHBA dhe Evropë, tregojnë se ndërmjet 5- 10 % e popullsisë. Ambasada PINK mendon se është e drejtë themelore e çdo individi që kërkesat e tyre të merren parasysh nga partitë politike në hartimin e politikave sociale që garantojnë një mjedis me mundësi të barabarta për këdo!”, thuhet në njoftimin për mediat.

Manifesti ka ardhur pas një sërë konsultimesh mes pjesëtarëve të këtij komuniteti dhe synon respektimin e të drejtave të tyre.

“Ambasada Pink/LGBT PRO Shqipëri, duke patur parasysh se jemi para zgjedhjeve lokale dhe se partitë politike luajnë një rol të rëndësishëm në rritjen e mirëqenies së grupeve shoqërore, gjatë muajit Mars 2011, organizoi një sërë takimesh dhe bisedash me prestarë të komunitetit LGBT, me qëllim mbledhjen dhe evidentimin e problemeve, shqetësimeve dhe kërkesave të tyre. Ato u kthyen në këtë Manifest që ne prezantojmë sot!”, thuhet në njoftimin e organiztës.

Synimi i manifestit është të ndihmojë partitë politike në Shqipëri, “duke i udhëzuar ato në shqetësimet dhe problemet kryesore që vetë komuniteti ka evidentuar si më të rëndësishmet, emergjentet apo më shqetësueset. Një pjesë e këtyre kërkesave nuk mund të zgjidhen brenda një dite, por ato shërbejnë si gurë udhërrëfyes për mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave të personave LGBT dhe ngritjes së programeve të qëndrueshme qeverisëse në nivel lokal”, thuhet në njoftim.

a.k/NOA

KOMENTE