English

Parashikimi i motit për 16 prill 2011

Tiranë, 15 prill 2011, NOA- Dita e nesërme në vendin tonë do të nisë me vranësira dhe intervale me kthjellime në veri dhe qendër, ndërsa vranësira dhe shira të dobët do të ketë në Jug - Juglindje të territorit.

Duke ju afruar orëve të mesditës do të ketë shtim të vranësirave dhe për pasojë i gjithë vendi do të dominohet nga shira të dobët dhe afat-shkurtër.

Shqipëria

Sipas MetoAlb, edhe pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kushte të paqëndrueshme atmosferike, ku vranësirat dhe shirat e dobët do të karakterizojnë të gjithë vendin por më problematike situata paraqitet në zonat malore përgjatë kufirit lindor. Në kushte të instabilitetit atmosferik do të mbetemi gjatë natës dhe mëngjesin e së dielës.

Temperaturat e ajrit në mëngjes do të pësojnë rritje me 2 grade, por mesdita nuk do të sjellë ndryshime të dukshme të temperaturave, pasi ato do të qëndrojnë konstante në të gjithë vendin.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h me drejtim veriperëndimor ndërsa dallgëzimi në Adriatik dhe në Jon do të jetë 3 ballë.

Europa

Nesër, Europa veriore dhe verilindore do të dominohet nga vranësira dhe reshje shiu e dëbore por intensiteti i tyre do të jetë i ulët. Problematike do të paraqitet situata në Suedi dhe Norvegji pasi reshjet do të jenë me intensitet të lartë.

Po ashtu me vranësira dhe reshje shiu e dëbore do të jenë Rajoni i Mesdheut dhe gadishulli i Ballkanit si pasojë e qarkullimit të masave ajrore të paqëndrueshme nga veriperëndimi i kontinentit të lagështa dhe të ftohta. Reshje më të dendura shiu e dëbore do të bien në zonën e Alpeve dhe Itali, të cilat do të shoqërohen me stuhi të forta ere. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit Europian do të dominohet nga moti i qëndrueshëm pasi kthjellimet do të jenë dominuese.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Zona e Apleve do të rrezikohet nga reshje shiu e dëbore

- Italia alarmon për erë të fortë dhe shira intensiv

- Spanja do të rrezikohet nga stuhi ere dhe dallgë të larta

a.y/NOA

KOMENTE