English

Rusi, publikohet kalendari anti-korrupsion

Rusi, 15 prill NOA - Një grup aktivistësh të lëvizjes rinore në Rusi, Nashi (e jona) ka pozuar për një kalendar me sloganin “seks kundër korrupsionit”

Zëdhënësja e kësaj lëvizje, Kristina Potupchik, ka publikuar imazhet në blog-un e saj, duke shpjeguar se shumë çifte do të shqetësohen gjatë protestës së 16 prillit.

Megjithatë kalendari nuk do të jetë në shitje, pasi kjo nuk është një lëvizje komerciale.

Një nga vajzat ka pozuar në fustanin e nusërisë dhe mban të shkruar parullë, “nuk martohem me një funksionar të korruptuar”.

Një tjetër modele e veshur në rolin e një mësuese pohon: ”do të mësoj të jetosh pa manipulime”.

r.b/NOA

KOMENTE