Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tentoi të vidhte materiale skrapi në trenin Bajzë-Elbasan, kapet i mituri
English

Tentoi të vidhte materiale skrapi në trenin Bajzë-Elbasan, kapet i mituri

Shkodër, 15 prill, NOA – Një i mitur është kapur në flagrancë, duke tentuar të vjedhë materiale skrapi, në trenin e mallrave të linjës Bajzë-Elbasan.

Ngjarja konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të Shkodrës, sipas të cilave, i ndaluari është 14-vjeçari me inicialet A.K., banues në lagjen “Skënderbeg” të këtij qyteti.

Konkretisht, kapja dhe ndalimi i tij u bë për arsye se i mituri në bashkëpunim me disa bashkëmoshatarë të tij, në vendin e quajtur “Kthesa e Kombinatit, Shkodër”, në afërsi të Stacionit të Trenit të mallrave, i cili transportonte hekur skrap, e kanë ndalur atë, duke tentuar të vjedhin hekur skrap.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë forcat e Komisariatit të Policisë Shkodër, duke bërë kështu të mundur parandalimin e vjedhjes së materialeve skrap dhe kapjen në flagrancë të të lartpërmendurit, i cili pasi është shoqëruar, për shkak të moshës së tij të mitur, është lënë në gjendje të lirë.

Nga ana e policisë po kryen veprimet e duhura proceduriale e hetimore dhe po punohet për identifikimin e kapjen e personave të tjerë, bashkëpunëtorë të ngjarjes.

Ndërsa materialet proceduriale të rastit në fjalë, do i kalojnë prokurorisë së Shkodrës, për ndjekje të mëtejshme mbi veprën penale të “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Vjedhjes”.

n.e/NOA

KOMENTE