Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vera e kuqe rinon shëndetin
English

Vera e kuqe rinon shëndetin

Itali, 14 prill NOA - Pas një vakti të rëndë, sipas studiuesve nuk duhet të konsumohet kafe, por një gotë verë e kuqe.

Sipas një studimi të drejtuar nga INRAN në bashkëpunim me Fondacionin Edmund Mach dhe me departamentin e Shkencave Biokimike të Universitetit Sapienza në Roma, vera e kuqe, mbi të gjitha pas vakteve të rënda, është një tretës i shkëlqyer kjo dhe falë antioksidantëve që përmban.

Ky studim u krye mbi bazën e 12 vullnetarëve, 6 meshkujve dhe 6 femrave, mes moshës 24 dhe 35 vjeçare.

Personat në fjalë pasi u ushqyen me cheeseburger prej 200 gramësh dhe 300 ml ujë, pas 2 javësh shoqëruan këtë ushqim me 300 ml verë të kuqe.

Rezultati pohoi se vera, parandalon shumë përbërje t rrezikshme për shëndetin tonë dhe me pak fjalë konsumi i saj pas ngrënies së një vakti me sasi të caktuara ndikon pozitivisht në shëndetin tonë.

r.b/NOA

KOMENTE