English

Aksident në rrugën Fier-Vlorë, fugoni me pasagjerë përplaset me autoveturën

Fier, 16 prill 2011, NOA – Një tjetër aksident i rëndë rrugor u shënua vetëm pak minuta më parë në aksin rrugor në ndërtim, Fier-Vlorë, por fatmirësisht pa shënuar viktima. Pjesë e aksidentit janë bërë dy makina që janë përplasur më njëra tjetrën.

Sipas korrespondentit të agjencisë NOA njëra prej makinave të përplasura është fugon pasagjerësh, ndërsa tjetra autoveturë.

Aksidenti rrugor ka ndodhur në fshatin Zhupan të Fierit.

Policia rrugore ka mbërritur në vendin e aksidentit dhe po heton rrethanat e tij.

Sipas policisë mendohet që shkak i aksidentit të jetë moti i keq dhe rrëshqitja e makinave që ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Por, nuk dihet ende se cila nga makinat ka shkaktuar aksidentin.

mit/NOA

KOMENTE