English

Aksidentet dhe siguria në rrugë, policia bën bilancin

Prishtinë, 16 Prill 2011 NOA - Analiza e tre mujorit të parë të vitit 2011 mbi sigurinë në komunikacionin rrugor dhe krahasimi me periudhën e njëjtë 2010 ishin në fokus të takimit të zhvilluar në Prishtinë.

Takimi u mbajt mes Departamentit të Policisë së Komunikacionit Rrugor DPP Prishtinë, Komandantëve të Njësive Rajonale të Komunikacionit Rrugor dhe zyrtarëve nga Departamenti për Hartimin, Zbatimin dhe Monitorimin e Politikave pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme lidhur me sigurinë rrugore gjegjësisht aksidentet rrugore në periudhën kohore Janar-Mars 2011 krahasuar me të njëjtën periudhë kohore Janar-Mars 2010. Gjatë kësaj periudhe kohore janë ndërmarrë masa të shumta preventive për parandalimin dhe reduktimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor me synim rritjen e sigurisë rrugore si dhe menaxhimin sa më profesional të rrjedhës së komunikacionit. Analizat dhe statistikat tregojnë rënie të numrit të përgjithshëm të aksidenteve të komunikacionit me theks të veçantë ka rënie të numrit të aksidenteve fatale gjegjësisht personave që kanë humbur jetën në komunikacion rrugor. Më poshtë mund të shihni në mënyrë tabelore krahasimin e aksidenteve në Kosovë për periudhën kohore Janar- Mars 2010 krahasuar me Janar Mars 2011:

Janar-Mars 2010 Janar- Mars 2011 Ndryshimi në % Aksidente fatale 43 Aksidente fatale 21 -51.16 Persona të vdekur 51 Persona të vdekur 22 -56.86 Këmbësorë të vdekur 17 Këmbësorë të vdekur 7 -58.82 Aksidente me lëndime 885 Aksidente me lëndime 876 -1.02 Personat e lënduar 1625 Personat e lënduar 1587 -2.34 Këmbësorë të lënduar 237 Këmbësorë të lënduar 194 -18.14 Aksidente me dëme 2727 Aksidente me dëme 2761 1.25 Godit dhe ik 205 Godit dhe ik 195 -4.88 Total aksidente 3860 Total aksidente 3853 -0.18 Tiketa të shqiptuara 59987 Tiketa të shqiptuara 77129 28.58

KOMENTE