Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Finlanda të dielën në zgjedhje, sondazhet avantazh konservatorëve
English

Finlanda të dielën në zgjedhje, sondazhet avantazh konservatorëve

Helsinki, 16 prill 2011, NOA - Finlandezët do t’i drejtohen të dielën kutive të votimit për të zgjedhur parlamentin e ri të vendit. Sondazhet më të fundit i japin një avantazh prej 3 për qind konservatorëve të Partisë Aleanca Kombëtare, të cilët grumbullojnë 21. 2 për qind të votave, kundrejt 18. 6 për qind të socialdemokratëve.

14 për qind të votave sondazhet ia japin nacionalistëve të “Finlandezëve të Vërtetë”, një parti që ka katërfishuar rezultatin e saj prej vitit 2007.

Nëse këto parashikime vërtetohen, do të jetë e djathta finlandeze që do të ngarkohet të formojë qeverinë e re.

Kreu i konservatorëve, Jirki Katanien ministër aktual i Ekonomisë deklaroi se “do të jetë e vështirë që pas zgjedhjeve të formohet një qeveri koalicioni, pasi partitë kanë diferencë të madhe sa i përket krizës së borxhit ndaj BE-së”.

Forcimi i nacionalistëve ka pozicionuar edhe pjesën tjetër të opozitës kundër ndihmës nga Bashkimi Evropian, duke sjellë pasiguri në qëndrimin që do të mbajë karshi borxhit, i vetmi vend skandinav i përfshirë në eurozonë.

Finlanda ka një popullsi prej 4.5 milionë banorësh dhe 15 zona zgjedhore.

Numri i deputetëve që ka çdo zonë varet nga numri i votuesve të saj.

Dy zonat më të mëdha zgjedhore janë Helsinki dhe Uusima, të cilat kanë 56 nga 200 vende në parlament.

mit/NOA

KOMENTE