Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Manjani: Shkëmbi e guralecët e PS, duan ti mbyllin gojën medias
English

Manjani: Shkëmbi e guralecët e PS, duan ti mbyllin gojën medias

Tiranë, 16 prill 2011, NOA- Ylli Manjani, sekretari për çështjet ligjore në Lëvizjen Socialiste për Integrim në një dalje për mediat reagoi lidhur me rrugën e ndjekur nga ana e kandidatëve të Partisë Socialiste.

Ai tha se rruga e vetme e PS-së, ka filluar të japë shenjat e para të nervozizmit dhe kjo sipas tij po shihet edhe në raportet me mediat, duke mos komunikuar me to e jo më pastaj me qytetarët.

“Ka një braktisje të dukshme të debatit politik në media nga ana e kandidatëve të rrugës së vetme. Kjo braktisje tregon në fakt se ata nuk kanë hyrë në zgjedhje si alternativë konkurruese, por si forcë bllokuese dhe dëmtuese të procesit të zgjedhjeve”, deklaroi Manjani.

Në fjalën e tij ai i’u drejtua kandidatit të Pogradecit të selisë rozë, Artan Shkëmbit, duke thënë se ai nuk ka ç’tu thotë qytetarëve të Pogradecit për lejet e ndërtimit që ka dhënë në favor të shokëve të rrugës së vetme në Tiranë.

Më tej ai shtoi se, “E kuptojmë gjithashtu, Ramën, Shkëmbin dhe gjithë rrugëtarët e vetëm se i urrejnë ne kulm qytetarët shqiptar që po i braktisin çdo ditë por i ftojmë ata të qetësohen dhe te kenë kurajon ti informojnë ato sipas ligjit. Por nuk mirëkuptojmë as Shkëmbin e as guralecët e rrugës së vetme, teksa përpiqen të vënë në vështirësi organizative median e lirë që po pasqyron këtë fushatë jo pa vështirësi”.

Ndërkaq ai e cilësoi qëllimin e kandidatëve të socialistëve, si mbyllje e gojës së medias duke u fshehur pas balancës politike.

Në mbyllje të fjalës së tij Manjani tha se, “Në do të vazhdojmë komunikimin tonë sepse në demokraci ka një rrugë të vetme dhe ky është debate dhe komunikimi. Heshtja, dhe braktisja janë sindroma diktaturash prej të cilave shqiptarët janë ndarë 20 vite më parë”.

a.y/NOA

KOMENTE