Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rrëzimi i fletëvotimeve, Ristani: Tentativë për të penguar zgjedhjet e 8 majit
English

Rrëzimi i fletëvotimeve, Ristani: Tentativë për të penguar zgjedhjet e 8 majit

Tiranë, 16 prill 2011, NOA – Një tentativë për të dëmtuar procesin zgjedhor të 8 majit e ka komentuar kryekomisioneri i KQZ-së Arben Ristani vendimin e Kolegjit Zgjedhor për rrëzimin e vendimit të KQZ-së për formën e fletëve të votimit. Kryetari i Komisionit Qendror të zgjedhjeve Arben Ristani gjatë mbledhjes së pasdites theksoi se shtyrja e kërkesës është bërë për të vënë në vështirësi KQZ-në dhe për të shtyrë proçesin zgjedhor të 8 majit.

Rrëzimi në këtë moment i formës së fletëve të votimit, kur vetëm tri javë na ndajnë nga zgjedhjet e 8 majit është kundërshtuar nga KQZ me argumentin se është tepër vonë që të prodhohen fletët e reja të votimit, dhe shtyrja e vendimit rrezikon procesin zgjedhor të 8 majit.

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor kundër vendimit të KQZ-së për formën e fletëve të votimit erdhi pas shqyrtimit ankesës së Partisë Socialiste për ligjshmërinë e votimit në KQZ.

Gjatë mbledhjes së pasdites u debatua edhe mbi emërimin e anëtarit të katërt të grupeve të numërimit të votave, që sipas kodit i takon PBDNJ-së, që ka vetëm vetëm një deputet në parlament.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mblodh për miratimin e fondeve për fushatën prej 650 milion lekësh.

50 përqind të shumës e përfitojnë tre partitë më të mëdha, PD, PS dhe LSI, ndërsa 50 përqindëshin e mbetur e përfitojnë partitë e tjera.

mit/NOA

KOMENTE