Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zanier: Kosova, e bllokuar në mes të rrugës
English

Zanier: Kosova, e bllokuar në mes të rrugës

Prishtinë, 16 prill, NOA – “Me shpalljen e pavarësisë, Kosova nisi rrugën e saj, por nuk ka mundur ende t’i shkojë deri në fund. Aktualisht, është e bllokuar në mes të rrugës”.

Kështu është shprehur shefi i UNMIK-ut në Prishtinë, Lamberto Zanier, gjatë një interviste, duke pohuar faktin se Kosova gjendet në një moment të vështirë të rrugës së saj të zhvillimit politik.

Sipas tij, në Kosovë nuk ka pasur një strategji të qartë, derisa vendimi për statusin pas ndërhyrjes ushtarake, në vazhdimësi është shtyrë bazuar në idenë “shohim e bëjmë”. “Edhe sot jemi ende duke pritur”, tha më pas ai.

Duke pohuar se bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë e ndërgjegjshme të mos përsërisë në Libi gabimet e bëra gjatë ndërhyrjes në Kosovë, e duke mos lënë pa përmendur faktin se pas kësaj ndërhyrje ushtarake, një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare mori anën e Serbisë.

n.e/NOA

KOMENTE