Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ambasada e SHBA i refuzon vizën vajzës së kryeministrit
English

Ambasada e SHBA i refuzon vizën vajzës së kryeministrit

Ankara, 17 Prill 2011 NOA – Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Turqi, i ka refuzuar dhënien e vizës, vajzës së kryeministrit turk, Rexhep Taip Erdogan. Familja kryeministrore ka reaguar duke e konsideruar si të padrejtë dhe të papranueshëm këtë refuzim. Kurse Ambasada amerikane doli me një njoftim ku thoshte fillimisht se “ne mirëpresim ngrohtësisht të gjithë vizitorët turq në Shtetet e Bashkuara dhe jemi të kënaqur sidomos kur anëtarët e familjeve të qytetarëve të shquar të zgjedhin për të na vizituar”. Kurse sqaronte se si një çështje të ligjit, të dhënat e vizave janë konfidenciale dhe “ne nuk jemi në gjendje për të diskutuar rastet individuale”. Ambasada thekson se është shumë e rëndësishme për të sqaruar se Departamenti Amerikan i Shtetit nuk kërkon nga aplikuesit që të heqin shaminë kur të aplikojnë për një vizë në Shtetet e Bashkuara. Departamenti i Shtetit, megjithatë, ka rregulla shumë të qarta në lidhje me fotografitë për vizat. Fotografia e vizave duhet të tregojë një fytyrë të plotë të kërkuesit, por kjo nuk do të thotë që të kërkojë që aplikuesi të heqë shaminë me të cilën mbulon kokën. Këto rregullore janë përshkruar në të gjitha shpalljet tona publike për procesin e aplikimit për vizë. Reagimi i ambasadës amerikane erdhi për shkak të pakënaqësisë që shprehu familja kryeministrore pasi e bija e Erdoganit nuk e mori vizën për të shkuar disa ditë në SHBA. e.t/NOA

KOMENTE