Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Grabiti varësen e një gruaje me dhunë, arrestohet 40-vjeçari
English

Grabiti varësen e një gruaje me dhunë, arrestohet 40-vjeçari

Tiranë, 17 prill, NOA – Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohet si autor i një grabitje me dhunë. Personi i arrestuar është Ergys Jani Demo, 40 vjeç, lindur e banues në Tiranë.

Demo ka grabitur në qendër të Tiranës, në bulevardin “Gjergj Fishta” një grua duke i marrë me dhunë asaj varësen që mbante në qafë. Grabitja ka ndodhur në datën 15 prill rreth orës 13:00.

Pas denoncimit të gruas u bë i mundur dhe identifikimi i autorit. Ndërkohë që policia ka bërë dhe arrestimin e tij gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme. Ndaj Demos ka nisur procedimi penal për veprën penale të vjedhjes me dhunë parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal.

a.k/NOA

KOMENTE