Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
LSI: Brigadieri Edi Rama, fabrikon incidente për të justifikuar humbjen
English

LSI: Brigadieri Edi Rama, fabrikon incidente për të justifikuar humbjen

Tiranë, 17 prill 2011, NOA- Lëvizja Socialiste për Integrim gjatë ditës së sotme ka dënuar manipulimin politik të incidenteve të ditëve të fundit nga ana e Partisë Socialiste.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Luan Rama në një dalje për mediat u shpreh se, “Jam këtu të theksoj në emër të LSI-së edhe njëherësh të denoncoj publikisht faktin që këto përpjekje tendencat e shfaqur në vijimësi nga Edi Rama dhe të tjerë zëdhënës të dëshpëruar të tij për të instrumentalizuar politikisht incidentet banale janë në thelb shprehja më e qartë dhe treguesi më konkreti frikës i dëshpërimit dhe panikut në të cilën shfaqem këta protagonistë të akteve të papërgjegjshmërisë politike dhe qytetare prej humbjes që i pret në zgjedhjet e 8 majit”.

Ai e cilësoi si një strategji të opozitës tensionimin e situatës politike në vend duke thënë se ajo buron nga brigada e fabrikimit të tensionit dhe të manipulimit me brigadierë vetë Edi Ramën, i cili sipas përfaqësuesit të LSI-së, synon të kontaminojë e të deformojë tërë këtë fazë, tërë këtë proces të rëndësishëm dhe jetik për fatet evropiane të vendit nga njëra.

Rama tha më tej se me këtë sjellje kryesocialisti synon të justifikojë dhe të përgatisë terrenin për humbjen e zgjedhjeve më 8 maj.

Ai u bëri thirrje forcave të rendit të hetojnë incidentet, duke veçuar atë të incidentit me kryetarin e bashkisë së Pogradecit.

“LSI nuk është fajtor sepse Edi Rama ndjen humbjen, përkundrazi LSI është e vendosur të kontribuojë që Edi Rama jo vetëm të humbasë por edhe të marrë përgjigjen që i takon, përgjigjen e merituar përballë qytetarëve shqiptarë”, deklaroi sekretari i Përgjithshëm i LSI-së.

Sakaq ai tha se, kryetarët në ikje të bashkisë, në Tiranë apo Pogradec apo gjithkund tjetër nuk mund të fshihen prapa instrumentalizimit të tilla incidenteve dhe nuk mund të justifikohen përballë qytetarëve shqiptarë me të tilla makinacione dhe të tilla manipulime të shëmtuara dhe të dënueshme

a.y/NOA

KOMENTE