English

Në SHBA do të zhvillohet olimpiada e robotëve

SHBA, 17 Prill NOA - Nga futbolli në hockey, nga kërcimi në ngritjen e peshave: duke filluar që nga dita e sotme në Robogames të San Mateo, në Kalifornia, robotët e të gjithë tipave do të sfidohen në të gjitha disiplinat, pak a shumë si një olimpiadë e vërtetë.

Bëhet fjalë për një maksi-kompeticion me gara nga më të ndryshmet. Me sa bëhet e ditur do të marrin pjesë 3,4 tonelata robotësh.

Eventi është organizuar nga Robotics Society of America (RSA) dhe është sponsorizuar ndër të tjera dhe nga Google. Kompeticioni është krijuar në vitin 2004.

r.b/NOA

KOMENTE