English

Plagosen tre persona në aksident me makinë, arrestohet shoferi

Tiranë, 17 prill, NOA – Një person është arrestuar dje nga policia e Tiranës pas një aksidenti të ndodhur në kryeqytet ku mbetën të plagosur 3 persona. Personi i arrestuar është Elton Petrit Doda, 21 vjec, lindur në Bulqizë dhe banues në Tiranë.

Doda, dje rreth orës 02.30, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke drejtuar automjetin tip “Mercedes Benz, S 400 Hybrd”, me targa N 638 X, ka përplasur një makinë tip “Volzvagen”, me targa TR 0611 M, drejtuar nga Eris Spiro Kume, 29 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i cili lëvizte nga rruga “Dervish Hatixheja”, në Bulevardi “Zogu i I”.

Si pasojë e përplasjes është plagosur 29-vjeçari ume, si dhe pasagjerët në makinën tip “Volsvagen”, Mariglen Xhabeja, 30 vjeç dhe Florian Katiaj, 27 vjeç, të dy lindur dhe banues në Tiranë.

Të plagosurit janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut të për jetën. Ndaj Dodës ka nisur procedimi penal për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” si dhe “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur”.

a.k/NOA

KOMENTE