English

Eksploziv shtëpisë së kandidatit të PS-së

Tiranë, 18 prill, NOA Update – Personi të cilit iu vendos një sasi eksplozivi në banesën e tij gjatë natës duke gdhirë dita e sotme, mësohet se është kandidati i një force politike për zgjedhjet e 8 Majit.

Fjala është për 32-vjeçarin Erion Koka, i cili kandidon në krye të minibashkisë nr.7 në kryeqytet për kreun e saj, nën siglën e Partisë Socialiste.

Në një prononcim të tij për mediat, ngjarjen në fjalë, ai e ka lidhur pikërisht me kandidimin e tij në garën elektorale për zgjedhjet vendore të 8 Majit, duke sqaruar se nuk ka patur konflikte të mëparshme apo ekzistuese me askënd.

“Nuk kam pasur konflikt me njeri. E vetmja mundësi është ajo e fushatës elektorale, kështu që çështja politike është mjaft e qartë”, theksoi Koka lidhur me ngjarjen.

Ndërkaq, deri tani, policia ka realizuar kontrolle të imtësishme përreth zonës dhe ambienteve të brendshme të banesës, nga u konkludua se lënda shpërthyese është vendosur në pjesën e derës së apartamentit dhe si pasojë e këtij shpërthimi, nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Strukturat e Policisë së Tiranës, po punojnë intensivisht në drejtim të identifikimit të personave të vendosjes së sasisë së lëndës plasëse dhe kapjen e arrestimin e tyre ...(vijon)

n.e/NOA

KOMENTE