Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kuçi: Sundimi i ligjit prioritet në rend të ditës për qeverinë
English

Kuçi: Sundimi i ligjit prioritet në rend të ditës për qeverinë

Prishtinë, 18 prill 2011, NOA - Nën drejtimin e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Hajredin Kuçi dhe shefit të EULEX-it, Xavier de Marnhac është zhvilluar sot takimi i radhës i Bordit për Sundimin e Ligjit, i pari pas konstituimit të Qeverisë së re të Kosovës. Në këtë takim u miratua Plani i përbashkët gjashtëmujor i punës i Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Financave bashkë me komponentët e EULEX-it, me qëllim që në këtë gjashtëmujor, të arrihet rritje cilësore në sundimin e ligjit para shpalljes së Raport-progresit për Kosovën.

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi u shpreh se Qeveria e Kosovës ka vënë në rend të ditës si prioritet rendin dhe ligjin me qëllim përmbushjen e sfidave që vijnë në përputhje me axhendën evropiane.

“Nga fusha e sundimit të ligjit janë miratuar një mori ligjesh dhe presim një përkushtim të plotë për zbatimin e këtyre ligjeve në tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe në bashkëpunim të plotë me EULEX-in”, theksoi zëvendëskryeministri Kuçi, duke shtuar se Kosova edhe më tutje ka nevojë për përkrahje për forcimin e rendit dhe ligjit sidomos në veri të Kosovës.

Sipas tij të gjitha grupet e përbashkëta të punës duhet të fokusohen në arritjen e këtyre objektivave dhe në prioritete të përbashkëta, të cilat ndërlidhen me fushën e rendit dhe ligjit.

Ndërkohë shefi i EULEX-it Xavier de Marnhac deklaroi se marrëdhëniet në mes të EULEX-it dhe Qeverisë mbeten të forta si më parë.

“Ne kemi vendosur që gjatë muajve të ardhshëm të përqendrojmë përpjekjet tona të përbashkëta për arritjen e rezultateve sa më të mira për Raportin e Progresit, i cili do të ndikoj në masë të madhe në raportet në mes të BE-së dhe Kosovës, dhe do të hapë rrugën për progresin e mëtejshëm”, tha de Marnhac.

mit/NOA

KOMENTE